E rallë, kriza sipas ministrit Bode

Dje ministri i financave i dha zgjidhje krizës ekonomike nëpërmjet një anekdote. Ministri ynë i talentuar i Financave nëpërmjet anekdotës së tij me stepat ruse (jo rakickare), sqaroi shqiptarët se nuk kemi krizë dhe nëse e kemi mos ta bëjmë si banorët e stepës.
Në një fshat, i cili ishte i rrethuar nga një pyll i madh, thotë dikush se do të bënte dimër i madh, dhe për të marrë masat paraprake, iu drejtuan më të vjetrit të fshatit për ta pyetur sesi ti rezistonin këtij dimri të madh. E pyetën: A do bëjë dimër i madh, sivjet? Plaku: Po do bëjë. U turr fshati si të zgjidhte problemin dhe preu drutë e pyllit. Kaloi një vit dhe sërish në prag të dimrit tjetër, fshatarët morën vesh se do të bënte dimër i madh, dhe sërish iu drejtuan më të vjetrit i cili i tha po të njëjtat fjalë. Sërish fshatarët prenë drutë e pyllit, por këtë herë më shumë sesa vitin e parë dhe nuk lanë asnjë dru në pyll. Vitin e tretë, sërish në prag dimri dëgjuan të njëjtat fjalë dhe iu drejtuan plakut të vjetër sërish, këtë herë përgjigja e tij ishte: Po, do të bëjë aq dimër, sa asnjë nga ne nuk do të mbrohet dot, sepse e vetmja gjë që na mbronte ishte pylli dhe ju vajtët e pretë të gjithë atë.