Greqi, policia vret 2 shqiptarë, vazhdon operacioni i kërkimit
Mbi 300 forca policore ndër të cilët edhe ato speciale vazhdojnë edhe sot operacionin për kapjen e shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas.
Operacioni policor ka filluar që dje në mëngjes ndërsa në mbrëmje rreth orës 21:00, gjatë përleshjes së armatosur me policinë në Koniska të Etoloakarnanias, mbetën të vrarë 2 shqiptarë.
Mediat greke njoftuan dje se dy shqiptarët e vrarë janë Admir Murataj 41 vjec dhe Edison Lika, 25 vjec.
Ndërkaq sot një informacion i ri ka të ngjarë të hedhë poshtë të dhënat e deritanishme. Sipas këtij informacioni, një nga të vdekurit është Edison Lika, 25 vjec ndërsa tjetri mund të jetë xhaxhai i njërit prej shqiptarëve, gjithashtu i arratisur nga burgu i Trikalas në vitin 2006, dhe që ndrihmoi në arratisjen e tyre nga burgu. Nëse ky informacion konfirmohet, atëherë janë ende në kërkim edhe 4 persona të tjerë.
Emrat e personave të vdekur pritet të shpallen zyrtarisht nga policia gjatë ditës, pas ekzaminimit mjeko-ligjor, identifikimit të materialit gjenetik dhe gjurmave të gishtave.
Nga të dhënat e para të pakonfirmuara nga policia, mësohet se 2 viktimave iu gjet një shumë prej gati 500 000 euro dhe kjo mendohet se ka lidhje me faktin që ky grup në muajin maj grabiti 1 mln euro në një bankë në Larisa.
Operacioni për kapjen e shqiptarëve të arratisur filloi dje kur ata u identifikuan nga kamerat termike të policisë. Pas identifikimit, vazhdoi një ndjekje intensive me helikopterë dhe qen policie. Gjatë mbrëmjes policia ndeshi me personat e armatosur, të cilët nuk u dorëzuan por hapën zjarr mbi policinë, shkëmbim zjarri që përfundoi me 2 viktima.
Kujtojmë se më 22 mars nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, 3 prej të cilëve iu kapën menjëherë. Të tjerët që nga ajo ditë janë endur nëpër zona të ndryshme të Greqisë dhe herë pas herë janë përleshur me armë me policinë. Gjatë një përleshjeje të tillë më 30 mars u vra 25 vjecarja Katerina Zogali, e cila kalonte rastësisht pranë vendit të ngjarjes, ndërsa më 17 qershor, të arratisurit vranë një polic 37 vjecar dhe carmatosën patrullën e tij të policisë.