Granatë në një banesë në Tiranë, vdes një shtetas palestinez
Tiranë- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë mëngjesin e sotëm. Një shpërthim granate i ka marrë jetën një shtetasi palestinez me banim në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në katin e dytë të një banese private. Viktima është Anuar Izik, zv/menaxheri i fabrikës së çimentos në Fushë Krujës, me profesion inxhinier. Sipas policisë shtetasit palestinez i ka shpërthyer një granatë që ia kishin varur në derën kryesore të banesës.
Granata ka shpërthyer në momentin që palestinezi po dilte nga dera e tij duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ai ka ndërruar jetë menjëherë nga plagët e medha të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Po ashtu mësohet se në katin e parë të banesës jetontë një famlije shqiptare.
Ekspertët kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e saj. Ndërkohë që ngjarja ka krijuar panik edhe tek punonjësit e ambasadës pasi shpërthimi ka qënë i fuqishëm dhe shumë prej automjeteve të parkuara pranë vendngjarjes janë dëmtuar.