Tiranë, granatë tek dera, vdes zv/menaxheri i fabrikës së çimentos
TIRANË- Një shpërthim në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një banesë pas Ambasadës Amerikane i ka marrë jetën një shtetasi palestinez.
Policia e kryeqytetit deklaron se shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe ka ardhur si pasojë e një granate që i kishin vendosur palestinezit Anuar Izik, në derën e banesës.
Mësohet se granata ka shpërthyer në momentin që Izik ka hapur derën kryesore të banesës dy katëshe, ku jetonte. Sipas burimeve nga vendngjarja, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra.
Raportohet se palestinezi ishte zv. menaxher në fabrikën e çimentos së Fushë-Krujës, ndërsa ekspertët e kriminialistikës pranë policisë së Tiranës, që ndodhen ende në vendngjarje po hetojnë nese shpërthimi lidhet me detyrën e tij në fabrikë, apo ka ardhur për shkaqe të tjera.
Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa makina pranë baneses, ndërsa është vënë në alarm e gjithë zona, për shkak edhe të afërsisë që kishte me Ambasadën Amerikane.
(ma.ar/BalkanWeb)