Basha: Çmimi i biletave nuk mund të rritet
Sipas tij, një vendim i tillë do të çojë në marrjen e masave penalizuese, deri në anulimin e kontratës së operatorit.
“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rritje arbitrare të çmimit. Çdokush që do të tentojë të rrisë në mënyrë arbitrare çmimin, do ballafaqohet me konsekuencat ligjore nga penalizmi deri në heqjen e kontratës. Nëse ka vend për rishikim të strukturës së çmimeve, kjo duhet bërë në mënyrë shkencore, të pavarur, transparente ndaj publikut dhe vetëm atëherë mund të ecim para me çfarëdo propozimi, pasi publiku të jetë pjesë e shqyrtimit dhe vendimmarrjes”, deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Kërkesa e Shoqatës së Transportit Qytetas për të rritur çmimin e biletës së autobusëve deri në 70 lekë, do t’i nënshtrohet një analize, pasi, sipas Bashës, "askush nuk ka të drejtën të propozojë një shifër hamëndësie”.
Shoqata e Transportit Qytetës kërkon rritje të çmimit të biletave dhe aboneve në transportin publik në Tiranë. Çmimi i biletës, sipas shoqatës, duhet të shkojë deri në 70 lekë, nga 30 që është aktualisht. Ndërsa ata që përdorin abonetë do të përballen me një rritje dyfish të çmimit të saj, nga 1300 lekë në 2600 lekë./Start/
2012-01-26 15:50