Elbasan, studentë në protestë kundër “Toefl”-it

“Nuk është e drejtë që të gjithë ata që kanë përfunduar studimet për master profesional në vitin akademik 2010-2011 nuk mund të marrin diplomën, që u njeh këtë kualifikim, pa iu nënshtruar më parë provimit të zotërimit të gjuhës angleze", thanë studentët.
Ata e kanë cilësuar dhënien e provimit të Toefl-it një procedurë mjaft të kushtueshme për ta. "Ne nuk jemi të aftë që të japim testin e provimit të gjuhës angleze sepse nuk kemi njohuritë e duhura, për këtë qëllim vendimi i Ministrisë së Arsimit cenon drejtpërsëdrejti të gjithë studentët. Janë të paktë në numër ata studentë të cilët janë të gatshëm që të testohen, dhe në këtë kuadër kërkojmë që Ministria të rishikojë edhe një herë ligjin sepse është treguar mjaft e nxituar në miratimin e tij", tha studentja Xhensila Gaspari. /Start/
2012-01-26 15:49