E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërdoruan 4 mln lekë, në ndjekje tre ish-zyrtarë

Policia sqaroi se shtetasit e arrestuar janë ish-anëtarë të Komisionit të Blerjeve të Vogla në Agjencinë e Shërbimit të Sporteve Tiranë.

Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës. Kështu, filloi procedimi penale ndaj Mariana Xhori, 59-vjeç,  banuese në Tiranë, me profesion ekonomiste, ish-Shefe e Zyrës së Financës e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve,Tiranë, Pëllumb Velaj, 59-vjeç, banues në Tiranë, ish-teknik i mesëm në Agjencinë e Shërbimit të Sporteve, Tiranë, si dhe Mustafa Tukseferi, 62-vjeç, banues në Tiranë,  punonjës në Agjencinë e Shërbimit të Sporteve.

Personat e sipërcituar dyshohet se duke qenë anëtar të komisionit të blerjeve të vogla pranë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve Tiranë, përgjatë periudhës janar – shtator 2008, kanë kryer procedura prokurimesh për blerje të vogla në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, duke i shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm pasurisë shtetërore në vlerën rreth 4 000 000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale Shpërdorimit të detyrës. /Start/

                                                                                             2012-01-26 15:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›