Takimi Topi-Sabon:Thellojmëbashkëpunimin
TIRANE- Presidenti Topi ka ritheksuar edhe një herë sot rëndësinë e bashkëpunimit efikas dhe dialogut midis pushtetit qendror dhe atij vendor për të realizuar projekte në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe përmirësimit të jetës së shtetasve të saj.
Në një takim me Presidenten e Asamblesë së Rajoneve të Evropës dhe njëkohësisht Zëvendëspresidente e Këshillit Rajonal Mishel Sabon dhe delegacionin që e shoqëron, Topi u shpreh se forcimi i bashkëpunimit mes pushtetit qendror e atij vendor, por dhe zbatimi sa më mirë i strategjisë së decentralizimit, do të mundësojë një koordinim më të mirë të projekteve në qarqet e vendit, si dhe një shërbim më të mirë ndaj interesave të qytetarëve.
Nga ana e saj, Presidentja e Asamblesë së Rajoneve të Evropës, Mishel Sabon vuri në dukje ndryshimet pozitive të shënuara në vendin tonë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor.
(m.a/News24/BalkanWeb)