E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: Zoti doqë të jemi në finale

JOHANESBURG- Zoti na do në finale! Diego Armando Maradona beson se ky është viti i Argjentinës dhe të paktën deri tani, rezultatet i kanë dhënë të drejtë. Madje besimi te tekniku argjentinas është në maksimum në prag të superpërballjes me Gjermaninë, të shtunën në Kejp Taun. I pyetur nga gazetarët argjentinas, të cilët i kërkonin një përqindje për shanset e triumfit, Maradona u përgjigj: “Rrini të qetë djema. Do të shihemi në finale. Nëse Zoti do, do të shihemi në finale. Dhe jam i sigurt se Zoti do të dojë”. Ndërkohë në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Gjermanisë, ai ka shuar dyshimet për Lionel Mesin, i cili mungoi në seancën e fundit stërvitore. Gjithçka në fakt ka qenë një pushim për talentin nga Rozario. “Demikelis do të jetë titullar, - u shpreh Maradona, - ndërsa për Burdizon dhe Samuel, më duhet ende të vendos”.

Për ndeshjen me Gjermaninë, Argjentina do të luajë me sulmin e zakonshëm, ku përveç Mesit do të jenë edhe Higuain e Tevez. Ndërkohë, në konferencën për shtyp, Maradona ka folur edhe për kundërshtarët, sidomos pas deklaratës së Shvajnstajger se argjentinasit janë provokatorë. “Nuk besoj se qëndron kjo. Ne luajmë futboll dhe ai do ta shohë live në fushë një gjë të tillë”, deklaroi Maradona.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›