E Diel, 1 Nëntor 2026

Servet Pëllumbi kundër bojkotit të socialistëve

Politikani i së majtës, Servet Pëllumbi është shprehur kundër distancimit të socialistëve nga puna parlamentare. Vendi i deputetëve është në Parlament, tha Pëllumbi, duke theksuar faktin se Partia Socialiste duhet të përdorë 64 deputetëtë e saj në Kuvend.

"Forca më e madhe e PS është në Parlament. Ka 64 deputetë dhe ajo duhet të bëjë një luftë parlamentare bashkëkohore, me të gjitha format, të gjitha mënyrat, nuk përjashtoj as dhe largimin nga votimi për raste të vecanta. Po gjithsesi mendoj se lufta në institucione, lufta në Parlament duhet të konsiderohet fronti kryesor", tha Servet Pëllumbi. Deklaratën e tij Pëllumbi e bëri pas një vizite në shtëpinë e shkrimtarit Dritëro Agolli, me të cilin bisedoi mbi aktualitetin politik në vend.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›