Lulzim Basha dhe PD ne krye te preferencave te qytetareve te Tiranes
Kandidati për koalicionin “Aleanca për qytetarin” për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë në krye të preferencave të qytetarëve të Tiranës, sipas sondazhit të publikuar sot nga Qëndra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash.
Sondazhi i zhvilluar në datat 8-15 prill, ku janë pyetur 500 persona ka nxjerrë të preferuar Lulzim Bashën që është votuar nga 54,8 % e të anketuarve, kundrejt Edi Ramës që është votuar nga 43,6 % e të anketuarve. Si parti PD është votuar me 49,6 %, PS është votuar me 43,2 %, ndërsa LSI me 4%.
Sipas drejtorit të projektit, Rezart Lahi, "ky është një prej sondazheve me një prej metodave më cilësore të zhvilluara deri tani në Shqipëri dhe financues i tij është vetë Qendra Ndërkombetare për Strategji Fushatash" .
Sipas tij, marzhi i gabimit të këtij sondazhi është 4.4 %, ndërsa 1.2% e të anketuarve kanë preferuar të mos i përgjigjen pyetësorit.
“Personat e anketuar nuk janë identifikuar dhe nuk i është kërkuar asnjë informacion personal, si emër, apo numër telefoni. Nën shqyrtim janë marrë vetëm personat që do votonin në zgjedhjet e 8 majit dhe që ishin votues të asaj qëndre votimi ku po zhvillohej pyetsori”.
Gjithashtu Lahi theksoi se të anketuarit kanë qenë të grupmoshave dhe gjinive të ndryshme duke respektuar përqindjet në bazë të popullsisë.
Sipas Lahit, “83, 2 % e të anketuarve kanë votuar edhe herën e kaluar ndërsa 16, 8 % që do votojnë këtë herë nuk kanë votuar në zgjedhjet e 2009”.
Një tjetër veçori e këtij sondazhi ishte edhe pyetja drejtuar të anketuarve se çfarë epiteti mund t’i vinin dy kandidatëve kryesorë për bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Sipas Lahit, “nga sondazhi ka rezultuar se 26 % e të anketuarve mendojnë se Lulzim Basha është i aftë, ndërsa 24% e të anketuarve mendojnë se Edi Rama është punëtor”.
Ndërkohë një tjetër pikë e prekur nga sondazhi është programi që presin qytetarët, ku 39.8% e qytetarëve janë përgjigjur se janë të interesuar për zgjidhjen e problemit të punësimit dhe 22.35 % janë të interesuar për infrastrukturën e Tiranës.
Ndërkohë Lahi, u shpreh se, “që nesër fillon realizimi i një tjetër sondazhi për të parë nëse vota e votuese të kryeqytetit do të ndryshojë. Rezultatet e tij do të dalin dy ditë përpara zgjedhjeve”.