E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Punesimi eshte objektivi nr 1, si do ta arrijme Sonila Isaku



Programet dhe projektet e kandidatit te mazhorances, Lulezim Basha jane perthithur nga studiot dhe investitoret e huaj te cilet jane treguar te gatshem te bashkepunojne nese Basha do te jete ne krye te bashkise se Tiranes. Ky fakt eshte bere publik nga vete Basha, ne takimet e llojit perendimor "Townhall meeting 2", duke iu pergjigjur pyetjeve te banoreve.

Investimet

Premtimet per politikat fiskale, transparence ne qeverisje dhe vendimmarrje e kandidatit per kryetar te bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka ngjallur menjehere interesin e disa kompanive te huaja, te interesuara per te investuar ne kryeqytet. Ky interesim, eshte bere i njohur nga Lulzim Basha, ne bashkebisedimin e zhvilluar me banore te zones se Koder Kamzes, nje format i ri i sjelle prej tij per here te pare ne politiken shqiptare."Projektet dhe programet tona po shihen nga te huajt te cilet jane te gatshem te bashkepunojne me ne, per te sjelle ndryshimet dhe ato qe Tirana e ju keni vertet nevoje", ka pohuar Basha. Ku i fundit gjate takimit te zhvilluar me banoret e zones se Kamzes ka treguar se cilat do te jene investimet dhe programet e tij. Papunesia eshte edhe ne kete zone shqetesimi kryesor si kunder edhe strehimi e vecanerisht fati i 500 familjeve te strehuara ne konviktet e Institutit Bujqesor.

Punesimi

Gjate takimit, "Townhall meeting 2" nje prej qytetareve eshte interesuar mbi punesimin. Sipas Bashes, objektivi numer 1, i axhendes eshte punesimi. "Punesimi per te cilin akoma me keq sesa me ujesjelles kanalizimet, sot bashkia nuk njeh asnje pergjegjesi. A nuk eshte punesimi problemi me i madh sot ne Tirane? Po si mund te thote kryetari i bashkise qe ky nuk qenka problemi i tij me i madh? Ne do ta vendosim punesimin si objektiv kryesor te aktivitetit te perditshem te bashkise se Tiranes. Me uljen e taksave, me fondin e garancive, ne do te mund te krijome vetem gjate 6 muajve te pare, jo me pak se 10 mije vende te reja pune", ka pohuar Basha. Sipas tij, edhe punimet ne infrastrukture do te sjellin vende te reja pune. Keshtu vetem ne Unazen e Madhe do te ofrohen te pakten 5800 vende te reja pune. "Do te investojme fort qe ne Tirane, te rikthejme vemendjen e investitoreve te huaj, ku vetem gjate kesaj jave qe kam shpallur platformen time, me jane kerkuar disa takime nga investitore te medhenj, gjermane, italiane, amerikane, arabe etj. Per kedo qe do te hape 50 vende pune apo me shume, ne do te shqyrtojme mundesine e heqjes totale te taksave per kater vite", ka pohuar Basha. Ne pergjigje te interesimit te banoreve mbi lehtesite per hapjen e nje biznesi te ri, Basha tha se parashikohen lehtesira te vecanta per bizneset artizanale, ato qe hapen nga grate, e vecanerisht nga ato kryefamiljare. Projekti i Bashes parashikon edhe implementimin e modelit te suksesshem te qendres se regjistrimit te biznesit edhe ne bashkine e Tiranes. Basha ka bere te ditur edhe ne kete zone qe eshte me e harruara nga bashkia e Tiranes, se zhvillimi i qytetit do te nise nga lagjet e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›