E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet shkolla e Gërdecit, plagosen rëndë dy fëmijë

TIRANE-Në shkollën e Gërdecit janë dëmtuar rëndë dy fëmijë nga thyerja e xhamave të derës kryesore. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, kur fëmijët po dilnin nga shkolla pas përfundimit të mësimit. E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se dy fëmijët e dëmtuar janë kushërinj njëri me tjetrin, Anjeza Sefa 8 vjeç, dhe 7-vjeçari Devi Durda. Dy fëmijët fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën, por kanë marrë dëmtime të rënda.
Menjëherë pas aksidentit ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak ku dhe kanë marrë mjekimin e duhur. Sipas prindërve të fëmijëve, dëmtime më të rënda ka vogëlushja Anjeza, e cila është dëmtuar në fytyrë dhe ka shtatë të qepura.
Me detaje rreth ngjarjes, e perditshmja meson gjithashtu se prindërit e fëmijëve kanë vendosur të ngrenë padi për këtë ngjarje që ka ndodhur, ndaj Bashkisë dhe Ministrisë së Arsimit, si dy institucionet përgjegjëse për rrezikimin e jetës së fëmijëve të tyre.

Pas tragjedisë së shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, shkolla e këtij fshati është rindërtuar pasi ishte dëmtuar rëndë nga shpërthimi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›