E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhimitri: Qeveria përdori parat e bashkisë

Qeveria nuk kishte likuiditete në fund të vitit të kaluar dhe prandaj ka përdorur të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Një akuzë e tillë është bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila po zhvillohet në këto momente, nga përfaqësuesja e këtij institucioni, nënkryetarja Albana Dhimitri. Sipas saj, fondet e Bashkisë janë vonuar nga Thesari dhe prandaj në dokumentacionin e paraqitur për buxhetin nga qeveria, mund të ketë edhe vonesa. Ne kemi ardhur për të

 prezantuar buxhetin dhe ju nuk doni të na lini, kërkoni të na bllokoni, ka qenë një akuzë tjetër që ajo ngriti më pas ndaj këshilltarëve demokratë dhe vetë kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sokol Dervishaj. Ky i fundit e ka kundërshtuar atë duke i pohuar se këto janë veçse fjalë mitingjesh, me nuancë politike, që ajo nuk mund ti përdorë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Mbledhja e Këshillit po vazhdon me tone të larta dhe debate mes këshilltarëve bashkiakë të Tiranës. Më tej Dhimitri pohoi se në materialin e buxhetit të gjitha sqarimet janë të dhëna për paketën fiskale, për aplikimet në vitin 2009, përsa i takon kërkesës së zonjës Zaçe jam informuar sot në orën dy dhe i është sqaruar procedura se kërkesa paraqitet pranë sekretariatit të Këshillit Bashkiak. Në bazë të rregullave që kanë dokumente zyrtarë do të na duhen 24 orë për atë material që është kërkuar nga zonja Zaçe, ndërkohë që në faqen 50 të buxhetit të vitit 20010 kemi sqarime për të rejat pavarësisht se ky këshill bashkiak është vënë në dijeni për ndryshime te ndodhura në periudhën shtator, tetor, nëntor. Përsa i takon fondeve të sheshit Skënderbej janë me procedurë të hapur, e njëjta procedurë përsa i takon kredive, fondacioneve siç është edhe fondi. Transparenca e vitit 2009, brenda qershorit është paraqitur raporti i buxhetit 209 i mbyllur dhe nuk është marrë në konsideratë për tu shqyrtuar apo analizuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në periudhën prill maj të vitit 2009 kemi paraqitur relacionin e buxhetit të vitit 2009, se me ndryshimet e ndodhur shqyrtohet mbyllja e buxhetit paraardhës në vitin pasardhës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›