Hapet në Zagreb ambasada e Kosovës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci është hapur ditën e djeshme zyrtarisht në qendër të Zagrebit me pjesëmarrjen e Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviq. Ambasadori i Kosovës Valdet Sadiku ka thënë se Kosova bashkëpunon shkëlqyeshëm me Kroacinë, njofton TV kroat. "Kroacia është për ne një vend shumë i rëndësishëm. Ajo është një moedel i mirë që mund të ndiqet edhe sa i përket integrimit në NATO,
gjë që është edhe aspiratë e Kosovës, si dhe në Bashkimin Evropian, nga i cili Kroacinë e ndan vetëm një hap", ka thënë ambasadori i Kosovës. Marrëdhëniet Kroaci Kosovë u vendosën në 30 qershor, 2008, ndërsa Kroacia ambasadën e saj e ka hapur më herët.