Dhimitri:Sfida 2009-të,Unaza e Madhe

"Buxheti i Bashkisë së Tiranë për 2009-ën është buxheti më i mirë i realizuar ndonjëherë sepse është gjithë përfshirës për qytetarët". Vlerësimi vjen nga nënkryetarja e bashkisë, Albana Dhimitri e ftuar në Ora News. Sipas saj buxheti përmban projekte të specifikuara, të cilat më më shumti janë realizuar në bazë të mendimeve të dhëna nga 12-të dëgjesat publike të realizuara nga kryebashkuaku Rama. Dhimitri theksoi se PD-ja dhe LSI-ja rrëzuan buxhetin e 2009-ës vetëm për arsye politike. "Buxheti i 2009-ës permbush infrastrukturën rrugore, riparimin e blloqeve të banimit, për më tepër fondi i komuniteteit është një tjetër risi e bashkisë për këtë vit", u shpreh ajo. Sipas nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, projekti më i madh i infrastrukturës rrugore është mdërtimi i Unazës së Madhe. "Buxheti i 2009-ës është buxheti më i debatuar, por edhe më i votuar nga qytetarët", shtoi ajo. Sipas Dhimitrit risi tjetër e bashkisë është zyra e informimit të qytetarëve. Sfidat e 2009-ës sipas nënkryetares së bashkisë janë mirëmbajtja e rrugëve, funksionimin e qendrave komunitare dhe sociale, ngrohja në shkolla e çerdhe, por sfida më e madhe është realizimi i projektit të Unazës së Madhe.