E Hënë, 2 Nëntor 2026

Basha-Rexhepi: EULEX-i mund të stabilizojë situatën në Mitrovicë

Tirana zyrtare, por edhe Kosova sheh tek funksionimi i EULEX-it , stabilizimin e situatës në Mitrovicë. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, pas takimit kanë deklaruar se reagimi i menjëhershëm i EULEX-it në bashkëpunim me KFOR-in është i nevojshëm për të shmangur incidentet e dhunshme që cënojnë sigurinë në veri të Kosovës. Ministri Basha theksoi se vendosja e kontrollit të plotë të autoriteteve të Kosovës në veri të Mitrovicës, përfshirë pikat e kontrollit doganor në kufirin me Serbinë përbëjnë një domosdoshmëri për funksionimin e shtetit ligjor në të gjithë Kosovën. "Kjo do t'i presë rrugën veprimit të elementëve ekstremistë, kriminalitetit dhe kontrabandës, dhe do t'i kontribuojë forcimit të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës"-theksoi Basha.Për ministrin Basha dhe kryekomunarin e Mitrovicës Rexhepi, vendosja e kontrollit të plotë të autoriteteve të Kosovës në veri të Mitrovicës, përfshirë pikat e kontrollit doganor në kufirin me Serbinë përbëjnë një domosdoshmëri për funksionimin e shtetit ligjor në të gjithë Kosovën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›