Dhjetë ditët e Wikileaksit
Nxjerrja e sekreteve diplomatike nga ana e sajtit Wikileaks, i ka habitur protagonistët e opinionit publik me gjykimet e dhëna prerazi për vendet e botës. Për transparencë, po botojmë për të parë në shtypin shqiptar çështjet “clou” të dosjeve të Wikileaks
Zbulimet më të rëndësishme që përmbajnë njoftimet e publikuara deri tani nga Guardian, Spiegel, New York Times, Le Monde dhe El Pais
E hënë, 29 nëntor
The Guardian: Izraeli e konsideronte 2010 një “vit vendimtar” për të ndaluar garën bërthamore të Iranit dhe ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që nuk ka shumë kohë për të ndaluar Teheranin që të ndërtojë bombën atomike. Bashkimi Europian është përpjekur të bojkotojë marrëveshjen e Mahmoud Ahmadinejad pas zgjedhjeve presidenciale të 2009. Irani nuk ka pranuar t’i dorëzojë funksionarëve të Agjencisë ndërkombëtare për energjinë atomike, planet e një reaktori bërthamor sekret pranë Qomit. Teherani thotë se provat për pasurimin e uranit për të krijuar bombën janë të falsifikuara.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për shfrytëzimin e neutralitetit të seksionit iranian të Gjysmëhënës së kuqe, për te futur agjentë e armë në vende të tjera, duke përfshirë dhe Libanin.
Der Spiegel: Shtetet e Bashkuara kanë shprehur opinione të ashpra mbi udhëheqësit politikë gjermanë. Kancelaria Anxhela Merkel është përcaktuar “një rrezik dhe një person rrallëherë kreativ”.
New York Times: Irani ka blerë raketa nga Koreja e Veriut me të cilat është në gjendje të godasë kryeqytetet e Evropës perëndimore.
E martë, 30 nëntor
Der Spiegel: Administrata e SHBA-ve ka kërkuar vende te gatshëm për të marrë të burgosurit e Guantanamos në rast se mbyllej baza. Qeveria gjermane u tregua shumë skeptike. Sipas njoftimeve, Berlini nuk ka pranuar 17 të burgosur ujgurë, pavarësisht mbështetjes të komunitetit ujgur të mërguar në Munih të Bavarisë. Kishte frikë se irritonte Kinën. Shtëpia e Bardhë ka dyshime në lidhje me besueshmërinë e Turqisë. Ajo përcakton të rrezikshëm “këndvështrimin neo-otoman” së ministrit të jashtëm, Ahmet Davutoglu dhe thotë që Ankaraja e kupton pak pjesën tjetër të botës. AKP-ja, partia e qeverisë, dominohet nga në “rreth i ngushtë këshilltarësh servilë dhe përçmues”.
Le Monde: Sipas diplomatëve, ish presidenti i Haitit, René Préval është “i domosdoshëm”, por është një tip i vështirë: “Ka një karakter të ndryshueshëm” dhe nuk pranon këshilla.
El Pais: Në Spanjë Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të ngadalësojnë proceset kundra ushtarëve dhe politikanëve amerikan të akuzuar për krime lufte në Irak ose tortura në Guantanamo. Disa njoftime flasin rreth mundësisë që Spanja të pranojë ish të burgosurit e Guantanamos. Situata politike dhe opinioni publik spanjoll kanë bërë “thuajse të pamundur” një po të Madridit.
E mërkurë, 1 dhjetor
The Guardian: Kreu i bankës së Anglisë, Mervyn King, ka kritikuar privatisht David Cameron dhe George Osborne (ministër i ekonomisë) përpara zgjedhjeve. Sipas King, nuk kanë eksperiencë dhe kanë tendencën të mendojnë rreth problemeve vetëm në aspektin e ndikimit zgjedhor. Sipas sondazheve të konservatorëve, Osborne konsiderohej një politikan jo shumë dinamik për shkak “të zërit të tij të çjerrë”. Forcat speciale amerikane kanë vepruar në mënyrë sekrete në zonat fisnore të Pakistanit me aprovimin e Islamabadit. Shtetet e Bashkuara konsiderojnë që ushtarët pakistanezë janë përgjegjës të një valë vrasjesh në luginën e Swat dhe në rripin fisnor, por kanë vendosur të mos lëshojnë deklarata rreth këtyre fakteve. Ambasadori amerikan në Pakistan ka deklaruar se ushtria pakistaneze financon në mënyrë sekrete katër grupe militantësh islamikë, midis të cilëve taleban afganët dhe Laskar-e-Taiba, organizata përgjegjëse e sulmeve të Mumbait në 2008. Diplomatët amerikanë, gjithashtu, kanë zbuluar që qindra milionët e dollarëve që Shtëpia e Bardhë i ka dhënë Pakistanit për te kundërvepruar militantët islamikë janë përdorur për qëllime të tjera. Kreu i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Ashfaq Kayani, mendonte të hiqte presidentin Asif Ali Zardari e ta detyronte të mërgonte. Zardari i ka mirëbesuar zëvendës presidentit amerikan Joe Biden se i trembet faktit se ushtria “do ta eliminojë”.Ka shtuar se, nëse do të ishte vrarë, motra do zinte vendin e tij. Zardari ka pohuar se vëllai i Nawaz Sharif, udhëheqësi i opozitës pakistaneze, ka “paralajmëruar” Laskar-e-Taiba për sanksionet e Kombeve të Bashkuara pas sulmeve të Mumbait dhe që grupi ka boshatisur llogaritë e tij bankare. Diplomatët britanikë kishin frikë se India reagonte me dhunë ndaj sulmeve, por Shtetet e Bashkuara mendonin se Britania e Madhe “ekzagjeronte”. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi është përcaktuar një strateg i shkëlqyer, por është përshkruar si një person egocentrik, i ndjeshëm dhe lunatik që tiranizon ministrat dhe stafin e tij. Sauditët u irrituan për vendimin e Sarkozisë për të marrë me vete Karla Brunin në një vizitë shtetërore në vendin e tyre para se të ishin martuar. Sarkozi ka ftuar Gordon Broun dhe kryeministrin kanadez, Stephen Harper në përkujtimoren e uljes në Normandi sepse “qeveritë e tyre ishin në rrezik”. Qeveria britanike ka premtuar të mbrojë interesat amerikanë gjatë hetimit të pavarur nga parlamenti për luftën në Irak. Presidenti afgan, Hamid Karzai mbron prej vitesh udhëheqësin e rebelëve nacionalistë të provincës pakistaneze të Belucistanit.
Der Spiegel: Një degë e shoqërisë të sigurisë private amerikane Xe (ish-Blackwater) ka shkelur ligjin gjerman mbi eksportimin e armëve. Ka çuar pa leje helikopterë gjermanë në Afganistan përmes Britanisë së Madhe dhe Turqisë, sepse të merrte dokumentet gjermanë për eksportin duhej shumë kohë.
E enjte, 2 dhjetor
The Guardian: Rusia në fakt është “një shtet mafioz”:korrupsioni është shumë i përhapur dhe ekziston një ndarje e vogël e aktiviteteve të qeverisë me ato të organizatës kriminale. Vladimir Putin është akuzuar se ka grumbulluar “të ardhura të paligjshme”, që sipas burimeve të ndryshme janë fshehur jashtë vendit. Sipas një diplomati amerikan, ka mundësi që Putin ishte në dijeni të projektit së vrasjes të disidentit rus Aleksandër Litvinenko në Londër. Zyrtarë britanikë e amerikanë janë përpjekur të manipulojnë propozimin për të ndaluar kasetat-bomba. Londra i siguroi Shteteve të Bashkuara që mund t’i mbante në territor britanik dhe pse një traktat e kishte ndaluar përdorimin. Parlamenti është mbajtur në errësirë të kësaj marrëveshjeje sekrete, e aprovuar që atëherë nga ministri i jashtëm, David Miliband. Diplomatët amerikanë e konsideronin presidentin e Sri Lankës, Mahinda Rajapaska, përgjegjës së një masakre të separatistëve tamil në maj 2009, në qendër të një hetimi të Kombeve të Bashkuara. Sipas njoftimeve, Rusia ka armatosur separatistët gjeorgjianë në Osezian e Jugut dhe në Abkhazi dhe ka ndërmarrë shumë “veprime të fshehta” për të dobësuar Gjeorgjinë përpara luftës së 2008.
Der Spiegel: Pasi ndihmuan në rritjen e ushtrisë gjeorgjiane, Shtetet e Bashkuara kanë vënë në jetë tentativa të dëshpëruara diplomatike për të ndaluar luftën me Rusinë. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë në Kaukaz, ka paralajmëruar Tbilisin që lufta do t’i kushtonte “mbështetjen e çmuar të Uashingtonit dhe të kryeqyteteve europiane”, ndërsa Xhorxh Bush dhe sekretarja e shtetit Kondoleza Rais vazhdonin të siguronin publikisht mbështetjen e tyre pa kushte.
Le Monde: Ambasada amerikane në Moskë ka kritikuar Fondin monetar ndërkombëtar, Bankën botërore dhe Bankën europiane për rindërtimin dhe zhvillimin e huave të mëdha qe i janë dhënë Rusisë, duke i gjykuar të pajustifikueshme.
El Pais: Një nga objektivat kryesorë të ambasadës amerikane në Madrid ishte të bllokonte procesin kundër tre ushtarëve amerikanë, të akuzuar për vrasjen e kameramanit të një transmetuesi televiziv spanjoll në Bagdad. Kameramani i Telecincos, José Couso u vra në 8 prill 2003 gjatë bombardimit të hotel Palestine, ku qëndronte sëbashku me gazetarë të tjerë që merreshin me luftën në Irak. Diplomatët amerikanë kanë mbajtur një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të qeverisë spanjolle.
The New York Times: Në Kanada diplomatët amerikanë kanë treguar një mosbesim në rritje drejt Shteteve të Bashkuara. Kanë vënë re, për shembull, përhapjen e “stereotipive negative” së amerikanëve në televizionet kanadeze. Gjithashtu, kanë thënë që kanadezët “e kanë gjithmonë me të gjithë”, ndoshta sepse ndjejnë që vendi i tyre “është dënuar përjetë në rolin e Robinit të Batmanit amerikan”.
E premte, 3 dhjetor
The Guardian: Pas një viti qeverisjeje, Gordon Broun u refuzua nga ambasada amerikane në Londër, sipas së cilës kryeministri laburist kishte kaluar nga një “fatkeqësi politikanë tjetrën”.Pavarësisht lavdërimeve për shpëtimin e bankave, ne pak muaj qeveria Brown sa vinte e po i ngjante më shumë “një anijeje që po fundosej”.Iniciativat ndërkombëtare të kryeministrit, si angazhimi për çarmatimin global, u trajtuan nga amerikanët me indiferencë e përbuzje. Presidenti afgan Hamid Karzai është i ndryshueshëm, emocional, paranojak dhe i ndjeshëm ndaj teorive të komplotit. Është akuzuar gjithashtu nga ministrat e tij për bashkëpunim në aktivitete kriminale, duke përfshirë urdhrin për të kërcënuar zyrtarin e lartë të caktuar për të koordinuar negociatat me talibanët.
Sipas diplomatëve amerikanë, ekziston dyshimi që Silvio Berluskoni mund “të ketë përfitime personale” nga marrëveshje sekrete me kryeministrin rus Vladimir Putin. Në një tjetër njoftim citohet një mik i Berluskonit, sipas të cilit pasioni për festa i ka kushtuar shumë kryeministrit italian në aspektin fizik dhe politik. Autoritetet amerikane kanë refuzuar protestat e Londrës për fluturimet sekrete të nisura nga baza britanike e Qipros, për të vëzhguar vendndodhjet e Hezbollahut në Liban. Ministrat laburistë, gjithashtu, i trembeshin qe jo interpretimet e fluturimeve – fluturime me të cilat amerikanët transportonin terroristë të dyshuar në burgjet ushtarake – Britania e Madhe ishte bërë një bashkëfajtore e pavullnetshme e torturave. Ministri i jashtëm britanik gënjeu në parlament rreth problemit të mijërave personave të dëbuar nga ishulli Diego Garcia, koloni britanike në oqeanin Indian, për t’ia liruar vendin një baze ushtarake amerikane.
Punonjësit e kompanive të huaja të ngarkuar për të trajnuar policët afganë, përdornin drogë e paguanin “balerinë” në moshë të re për t’u argëtuar. Skandali ishte i tillë saqë ministri i bredshëm iu lut ambasadës amerikane “të mbulojë” çështjen. Kabuli trembej se publikimi i historisë “do të vinte në rrezik jetë njerëzish”. Por kishte frikë mbi të gjitha, se mos qarkullonte një video rreth këtij skandali. Ushtria amerikane i bën aleatët që të paguajnë një taksë rreth 15% për qarkullimin e qindrave milionëve dollarë të mbledhur në nivel ndërkombëtar, për të rindërtuar ushtrinë afgane. Gjermania kërcënoi që nuk do të paguante më. Sipas ambasadës amerikane në Kabul, Irani financon udhëheqës të ndryshëm fetarë e politikanë afganë, udhëzon akademikë fetarë, stërvit talebanët dhe përpiqet të influencojë parlamentarët. Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se ushtria meksikane do ta fitojë ndonjëherë luftën kundër karteleve të drogës. E konsiderojnë të ngadaltë, të pakualifikuar dhe jo në lartësinë e narko-trafikantëve “të rafinuar”.
Shtetet e Bashkuara janë të bindur se Ahmed Wali Karzai, vëlla nga njerku i presidentit afgan Hamid Karzai dhe figurë e shquar në Kandahar, është i korruptuar. Thuhet se disponon “para dhe mbrojtje”.Dy vëllezërit e Karzait mendonin t’i kërkonin azil politik Shteteve të Bashkuara, ndërsa të afërm të tyre të tjerë ju qëndronin larg dhe i mbanin paratë e tyre jashtë Afganistanit, duke shpresuar që presidenti të humbiste zgjedhjet në 2009. Administrata Obama dhe presidenti afgan Hamid Karzai, janë të vendosur të refuzojnë bisedimet me mullain Omar, udhëheqës i talebanëve. Dhe pse në publik Karzai ka thënë shpesh që do të dialogojë me Omarin dhe udhëheqësit e tjerë talebanë, njoftimet tregojnë që qëndrimi i tij privat ishte ndryshe. Presidenti venezuelas Hugo Chavez dhe ish-kolegu i tij kolumbian Alvaro Uribe, kishin arritur thuajse “në pikën e përdorimit të duarve” në një samit në Amerikën Latine, që një njoftim e përkufizon si “shembullin më të keq të bisedimeve të republikës se bananeve”. Sipas diplomatëve amerikanë, presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov është “mendjelehtë, dyshues, i sertë, shumë konservator” dhe një gënjeshtar i lindur. Në 2009 presidenti moldav, Vladimir Voronin, i kishte ofruar një tufë prej dhjetë milionë dollarësh kundërshtarit të tij politik, në tentativën e dëshpëruar për të mbajtur në fuqi qeverinë e tij komuniste.
E shtunë, 4 dhjetor
The Guardian: Presidenti i Bashkimit europian, Herman Van Rompuy ka parashikuar një “fatkeqësi”në negociatat për ndryshimet klimatike në Kankun, në Meksikë.
Shtetet e Bashkuara përpiqen të manipulojnë vendet me pikëpamje të ndryshme nga politika e tyre për ngrohjen globale. Shtëpia e Bardhë e ka mbështetur tentativën e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mikpritur një agjenci të rëndësishme ndërkombëtare që promovon energjinë e pastër. Në 2009, kur një pjesë e uraniumit qe iu dorëzua Libisë rrezikoi të derdhë në atmosferë material radioaktiv, Shtetet e Bashkuara e mbajtën sekret këtë “katastrofë të mundshme ambientale”.
Der Spiegel: Diplomatët amerikanë në Libi e përshkruajnë Muammar Gheddaffin, “një person të dëshpëruar nga paranoja, ankthi dhe neuroza, që u beson vetëm bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Krenaria e tij mund të lëndohet shpejt dhe nuk pranon asnjë kritikë”.
Le Monde: Maroku u ndje i tradhtuar kur Sarkozi vendosi që Algjeria do të ishte faza fillestare e vizitës së tij të parë presidenciale jashtë Europës.
El Pais: Partia popullore, partia kryesore opozitare spanjolle, është një shkretëtirë politike qëkur humbi zgjedhjet në 2004. Udhëheqësi Mariano Rajoy nuk vlerësohet shumë nga diplomatët amerikanë dhe thuhet se jetëgjatësia e tij politike i detyrohet “mbi të gjitha mungesës së një pasardhësi të besueshëm në parti”.
E diel, 5 dhjetor
The Guardian: Kohët e fundit politika e jashtme kineze është bërë “agresive”.Pekini po “humbet miq në të tërë botën”, ka shkruar në një njoftim ambasadori amerikan në Kinë.
Duke biseduar me kryeministrin australian, Kevin Rudd, Hillary Clinton e ka përcaktuar Kinën “banka jote”.Sekretarja e shtetit ka shprehur frikën e saj për rritjen e vazhdueshme të fuqisë ekonomike kineze dhe kontrollin mbi financat amerikane. Sipas një njoftimi të ambasadës amerikane në Madrid, Rolls Royce ka humbur një kontratë të pasur për furnizimin me motorë helikopterësh ushtrisë spanjolle pas ndërhyrjes personale të José Luis Zapatero. Mbi kryeministrin spanjoll është ushtruar presion i lartë nga diplomatët amerikanë.
Der Spiegel: Diplomatët amerikanë në Vjenë kanë shprehur “mërzitje”, zhgënjim dhe shqetësim për udhëheqësit politikë austriakë.
Le Monde: Brazili dhe Shtetet e Bashkuara nuk bien dakord se si të diskutojnë me presidentin venezuelas Hugo Chavez.
E hënë, 6 dhjetor
The Guardian: Katari përdor transmetuesin televiziv Al Xhazira si mall shkëmbimi në politikën e jashtme, përshtat raportet e lajmeve për të kënaqur disa udhëheqës të huaj.
Arabia Saudite është burimi kryesor financues i grupeve militante islamike. Sipas Hillary Clinton, qeveria saudite nuk do ta ndalojë këtë fluks parash. Zyrtarët e qeverisë irakiane e konsiderojnë Arabinë Saudite, jo Iranin, kërcënimin më të madh për vendin e tyre. Qeveria libaneze trembet se mos Irani merr kontrollin e vendit pasi te ketë demaskuar një rrjet sekret telekomunikacioni që është përdorur nga Hezbollah-u. Brazili ka mbuluar disa terroristë të dyshuar islamikë, që jetojnë në San Paolo dhe në zonat përreth, për të ruajtur imazhin e vendit.
The New York Times: Zyrtarë të lartë të administratës Obama, thonë se shumë miliona dollarë bien e duart e grupeve ekstremiste në të tërë botën, pa ndonjë pengesë të madhe. Gjithashtu, ankohen se kanë marrë pak ndihmë nga aleatët në Lindjen e Mesme.
Shtetet e Bashkuara u tronditën kur parlamenti europian refuzoi programin e tyre për të vëzhguar transaksionet bankare ndërkombëtare në fushën e hetimeve të aktiviteteve terroriste.
El Pais: Kryeministri José Luis Zapatero, është pershkruar si “një politikan dinak” për të mos u nënvlerësuar, ashtu si “shumë kundërshtarë të tij e kanë zbuluar mjaft vonë”.Edhe pse është dashamirës karshi Shteteve të Bashkuara, politika e tij e jashtme është në vartësi të politikës së brendshme. Mbreti Juan Carlos është “një aleat i jashtëzakonshëm, kur interesat spanjollë përputhen me ato amerikanë.
E martë, 7 dhjetor
The Guardian: Junta ushtarake birmane mendonte të ofronte një miliard dollarë për të blerë Manchester United, pikërisht kur regjimi kritikohej për reagimin e ngadaltë ndaj ciklonit Nargis, në 2008. Than Shwe, kreu i juntës dhe tifoz i zjarrtë i Mançesterit, u ftua nga nipi i tij për të bërë një ofertë. NATO ka përgatitur një plan ushtarak sekret për të mbrojtur nga Rusia, Poloninë dhe vendet baltike. Në fshehtësi Shtetet e Bashkuara kanë bërë presion për të parandaluar caktimin e një shkencëtari iranian në një detyre çelës në panelin ndërqeveritar mbi ndryshimin e klimës. Bashkëpunimi midis shërbimeve sekrete është rritur deri në atë pikë sa Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Algjerinë protagoniste në luftën kundër Al Kaedës në rajonin e Magrebit. Shtetet e Bashkuara po përpiqen prej kohësh të bllokojnë fluksin e armëve nga Evropa Lindore në Lindjen e Mesme.
The New York Times: Diplomatët amerikanë kanë frikë se avionët e mëdhenj të mallrave, të menaxhuar nga Badr Airlines e Sudanit, transportojnë armë nga Teherani në Khartoum. Që prej këtej më pas ju dërgohen në Gaza, njerëzve të Hamasit. Shtetet e Bashkuara ju kanë kërkuar vendeve të zonës t’ia mohojnë të drejtën për të fluturuar kësaj shoqërie fluturimi. Jordania dhe vende të tjera kanë pranuar, por një njoftim i shkurtit 2009 referoi që Jemeni ka refuzuar. Koreja e Veriut ka favorizuar garën e armatimeve në Lindjen e Mesme, duke siguruar teknologjinë e raketave në Iran dhe Siri. Sipas shërbimeve sekrete amerikane, Teherani dhe Damasku ja u kanë dhënë këto teknologji Hamasit dhe Hezbollahut. Në pranverën e 2009 diplomatët amerikanë kanë ngritur dyshime mbi blerjet e programuara të raketahedhësve të Koresë së Veriut nga ana e Sri Lankës dhe raketahedhësve Scud nga ana e Jemenit.
El Pais: Ish ministri i jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, ishte ankuar me ambasadorin amerikan, për qëndrimin e Xhorxh Bushit: “Spanja është fuqia e tetë në botë dhe duhet trajtuar si një vend që nuk ka fare rëndësi. Spanja është e shqetësuar nga perspektiva që Mauritania të bëhet një “Somali e dytë” dhe një bazë për Al Kaedën. Ambasada amerikane në Nikaragua e përshkruan vendin si një shtet kriminel të korruptuar, i financuar nga droga dhe nga “valixhet plot me para të dërguara nga presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez”. Presidenti Daniel Ortega, konsiderohet një njeri konfuz dhe i fiksuar me sigurinë.
Le Monde: Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë vendosur të bashkojnë forcat në luftën kundër drogës dhe kanë identifikuar objektivin kryesor në Afganistan.
E mërkurë, 8 dhjetor
The Guardian: Qeveria britanike ka favorizuar lirimin e Abdelbaset në Megrahi, terroristi libian i dënuar në Skoci për masakrën e Lockerbie, sepse i trembej një reagimi “të ashpër e të menjëhershëm” nga ana e Libisë kundër interesave të Britanisë së Madhe. Dy vjet më parë qeveria saudite i propozoi Shteteve të Bashkuara të krijonte një forcë arabe të mbështetur nga Uashingtoni dhe NATO për të hyrë në Liban dhe të shkatërronte Hezbollahun. Plani nuk u realizua kurrë. Elita saudite ka qëndrime mjaft konservatore në lidhje me zakonet, por një njoftim diplomatik tregon për një festë Halloweeni të organizuar vitin e shkuar nga një pjesëtar i familjes mbretërore. Në festë u përfshinë seksi e droga dhe policia fetare mbylli një sy.
Le Monde: Një njoftim i verës 2009 analizon problemet e Tunizisë. Ekonomia kombëtare po rritet dhe po përmirësohen kushtet e grave, por qeverisja e presidentit Ben Ali po shkatërrohet dhe nuk është e qartë cili do të jetë pasardhësi.
El Pais: Shtetet e Bashkuara kanë bërë presion mbi Rusinë për të evituar që një projekt ligjor i Dumës të ndëshkojë Visën dhe Mastercardin.
Der Spiegel: Samiti i 2009 në Kopenhagën dështoi sepse Shtetet e Bashkuara dhe Kina u bënë aleatë që të pengonin përpjekjet e vendeve europiane për të arritur një marrëveshje.