Të kthyerit në kufi, reagon ministri Basha: Kanë qenë shtetas të deportuar dhe të pa informuar

Ministri i Brendshëm tregon kategoritë e qytetarëve të kthyer në kufirin grek
Lëviza e lirë e shqiptarëve pa viza në vendet e BE-së është shoqëruar edhe me kthime në kufirin grek, të disa qytetarëve shqiptarë. Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha ka shpjeguar arsyet e këtyre kthimeve. Ministri Basha duke folur për personat që janë kthyer në kufi nga autoritetet greke, shpjegon se bëhet fjalë për dy kategori. Në grupimin e parë bëjnë pjesë ata shtetas që janë regjistruar në një listë të zezë dhe konsiderohen të depërtuar, ndërsa grupimi tjetër nuk ka qenë i informuar dhe ka pasur probleme me sigurimin shëndetësor apo sasinë e parave që dispononte për udhëtimin.
Normalizohet situata në Kakavijë- gjatë 24 orëve të fundit hyjnë drejt territorit grek 650 shtetas shqiptarë
Shkon drejt normalizimit situata në pikën doganore te Kakavijes në Gjirokastër, ku për dite me radhe eshte penguar nga policia greke lëvizja e qytetarve shqipëtarë me pasaporta biometrike. Sipas statistikave zyrtare nga dogana e Kakavijes gjatë 24 orëve të funndit kanë hyrë në tokën greke 650 shtetas shqiptarë me pasaporta biometrike. Mësohet se 51 shtetas me pasaporta biometrike janë kthyer mbrapsh nga polica greke pasi 30 prej tyre nuk kishin dokumentacionin e nevojshmë për lëvizje ndërsa 21 të tjerë ishin me precedentë penalë. Zëdhënsi i drejtorisë së policisë së Gjirokastrës Gentian Mullai tha se rritja e fluksit të lëvizjes nga qytetarët me pasaporta biometrike dhe emigrantëve për festat e fundvitit ka bërë që policia të marë masa për të mos patur pritje dhe radhë të gjata.
...