Dhjetë mijë myslimanë nga bullgaria u lutën për shi
Myslimanët nga Bullgaria u lutën të dielën sipas një zakoni tradicional për shi, ndërsa në lutjen kolektive të organizuar në qytetin jugor Asenovgrad të Bullgarisë morën pjesë 10.000 besimtarë.
Ata përsëritën lutjen në Chinara nëntë herë, derisa hoxhallarët lexonin Kuranin. Myslimanët e Bullgarisë këtë festë tradicionale e organizojnë çdo të diele të parë në muajin korrik dhe luten për shi pa marrë parasysh se a është stinë e thatë ose me shi.
Gjatë kësaj ceremonie organizohet edhe një drekë me kurbane, ku për përgatitjen e 50 kazanëve me ushqim u therën dhjetë lopë dhe 15 dele, ndërsa sponsorët siguruan edhe 3.000 bukë.