Kinezët jo të zotë me Photoshop!
Sektori i propagandës i qarkut Huili në Kinë mbeti i turpëruar pasi publikoi në faqet e internetit foto-montazhin e tre zyrtarëve lokalë të cilët “po vizitonin” një rrugë të sapondërtuar, shkruan Wall Street Journal.
Fotografia është një montazh tmerrësisht i dobët me Photoshop në të cilën treshja e zyrtarëve duket sikur qëndron pezull në ajër. Bile as tonet e veshjeve të tyre nuk përshtaten me ambientin dhe nuk iu deshtë shumë vizitorëve të faqeve të internetit për t’i bërë “për pesë pare” zyrtarët e administratës lokale.
Fotogafia shpejt u hoq nga faqet e interneti, por kjo mjaftoi që përdoruesit e internetit t’i bëjnë foto-montazhe tjera tre zyrtarëve.