Dhjetë vjet burg për rastin e kontrabandës me emigrantët
PRISHTINË-Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve vendas në Gjykatën Themelore në Prizren, ka shpallur sot aktgjykimin për rastin e kontrabandës me emigrantët, me të cilin dy nga tre të pandehurit u dënuan me dhjetë vjet burgim.
Gjykata e shpalli fajtor shtetasin turk Okay Altuntas për njërën pikë të aktakuzës për kontrabandë me imigrantë dhe e dënoi atë me shtatë vjet burgim. Nderkohe qe, Altuntas u lirua nga akuzat për krim të organizuar, pastrim të parave.
Bujar Fazliu u shpall fajtor për njërën pikë të aktakuzës për kontrabandë me imigrantë dhe u dënua me tre vjet burgim, ndersa u lirua nga akuzat për krim të organizuar dhe pastrim të parave.
I pandehuri i tretë në këtë rast, Florent Ademaj, u lirua nga të gjitha akuzat. Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).
(e.m/ata/ BalkanWeb)