E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetë vjet euro, por marka gjermane ende nuk është zhdukur

Para dhjetë vjetësh mori fund historia e markës gjermane si monedhë zyrtare. Ndarja prej saj ishte shumë emocionale, ndaj edhe sot ka shumë gjermanë që, duke u nisur nga kriza në eurozonë, vajtojnë monedhën e vjetër. Jemi në park në një treg të vjetër. Bie shi. "Ju mund të paguani me marka gjermane", shkruhet në një njoftim që duket irritues dhjetë vjet pas futjes së euros. Njoftimi ndodhet në një prospekt reklamash të një tregtari kalimtar mallrash. Stenda e tij ndodhet në një shesh parkimi në një lagje të Berlinit, në Lichtenberg: dy radhë tavolinash me pe për qepje, sutjena, bateri dhe rrathë me llastik gome. Në mes të konsumatorëve, shumica prej të cilëve pensionistë, kërkohen gjëra nëpër treg. Pronari këtu quhet Willy Winzig; ai është 28 vjeç, por emrin e ka nga një komedi e viteve ‘70. "Pra, unë kam filluar më 2006 me këtë firmë dhe atëherë pati gjëra që mund t’i paguaje me marka. Kështu ndodhi që unë mbeta këtu dhe vazhdoj të merrem me këtë gjë. Unë thjesht besoj se ka ende marka gjermane dhe në parim mund të fitohet mirë nga ajo". Potenciali për biznes me marka në të vërtetë nuk është i keq. Marka gjermane, dhjetë vjet e vdekur, - por që ka fuqi blerëse. Nga varëset e modës, C&A merr deri në 150 000 marka në muaj dhe 48 000 aparate telefonike me monedha të telekomit funksionojnë duke pranuar monedhat e dikurshme, gjithashtu. 13 miliardë janë ende - të harruara nëpër xhaketa ose nëpër sirtarë të dollapëve të zinj në ndonjë qoshe, si para të vjetra. "Shumë shpesh monedhat vijnë me ndryshk dhe ndonjëherë kartëmonedhat që vijnë janë aq të reja sikur sapo kanë dalë nga fabrika. Kursi ynë i këmbimit është 2.1. Pra, dikush merr një euro për dy marka e dhjetë cent. Ne duhet t’i kontrollojmë ato dhe për këtë shkojmë në bankë - kjo kushton kohë dhe ne përpiqemi që të marrim sa më shumë me kursin e lartë të këmbimit“. Normalisht një euro është e vlefshme me 1,95 marka. Kjo ndodh në filialet e bankave, ku marka gjermane mund të ndërrohet gjithmonë zyrtarisht. Një trajtim kështu plot respekt për monedhën e vjetër të vendit nuk mund të gjendet vazhdimisht në hapësirën e euros. Kështu, me monedha të tilla këmbimet bëhen vetëm në pesë vende. Pranë arkës së tregut qëndron tani një kliente me një peliçe dimri me material jo origjinal në dorë. Ajo e ka zgjedhur atë mes shumë të tjerave nga tregu i Winzig-ut dhe mban në dorë edhe një zarf të bardhë. "Janë marka? Janë 3,60, unë i kisha llogaritur këto me 1,70 me gjithë të tjerat". Winzig shkruan pagesën në makinën e tij llogaritëse. Edhe 9,55 euro, ju lutem. A mund t'ju pyes se ku i keni gjetur ju këto marka gjermane?, thotë më pas Winzig.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›