E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat mikse që “ruajtën” ekonominë

I bazuar në raportin e Moody’s dhe Standard and Poor’s për ekonominë shqiptare dhe vlerësimet e FMN, Bode theksoi sot se "ekonomia shqiptare përballë krizës botërore lulëzoi me rritje ekonomike dhe kjo falë reformave mikse të ndërmarra kujdesshëm nga qeveria".

"Ekonomia shqiptare është vlerësuar edhe nga dy agjencitë e rëndësishme Moody dhe S&P, të cilat në vlerësim afatmesëm e cilësuan si të qëndrueshme ekonominë shqiptare. Vlerësimi për një ekonomi stabël gjatë vitit 2011 vjen në një kohë kur agjencitë kanë deklaruar se ekonomitë e vendeve të rajonit janë stabël negative dhe disa prej tyre edhe me një degradim nga viti i mëparshëm", theksoi Bode.

Ministri i Financave nënvizoi se "edhe institucionet ndërkombëtare financiare si FMN kanë vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare". "Reformat e qeverisë kanë mundësuar një rritje më të lartë të ekonomisë shqiptare nga vendet e rajonit dhe më të lartë edhe nga disa vende të Evropës. Kjo analizë vlerësoi se në Shqipëri borxhi i jashtëm është rritur me 7 pikë përqindje, duke qenë më i ulëti në të gjithë rajonin. Vlerësimi që bënë ekspertët e FMN-së ishte se në Shqipëri autoritetet përdorën mekanizma të veçanta për të zbutur krizën në vend. Shqipëria ishte i vetmi vend që zbatoi stimulin fiskal, ndërsa vendi përfitoi nga niveli i ulët i shërbimit të borxhit", tha kreu i Financave.

Sipas tij, rritja ekonomike për këtë vit u shënua në masën 3.9%, ndërsa në vitin 2012 parashikohet të jetë 4.3%. Ritmet e ulëta të rritjes ekonomike, deklaroi Bode, po shkaktohen nga ndikimi i krizës. Duke patur parasysh se buxheti i vitit 2012 është konservator, Bode la të hapur mundësinë për rishikim, por, siç theksoi ai, "pozitiv gjatë muajit korrik"./Start/

                                                                                             2011-12-27 17:28
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›