Pollo autorizon garën për licensën e tretë 3G

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo, autorizon garën për licensën e tretë 3G. Ministri Polloi autorizoi sot Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare për nisjen e garës për operatorët e telefonisë mobile, me nje çmim dysheme 12.5 milionë euro, ndërsa kushtet ligjore e teknike janë po ato të garës për dy licencat e para 3G.
Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë (të njohura si 3G apo Third Generation) nga kompanitë celulare kanë sjellë një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat e pajisjet celulare dhe ka rritur shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate.
Me aplikimin e teknologjive 3G është hedhur një hap tjetër i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria Digjitale. Tenderi për licencën e tretë 3G, që do të çelet ditët e ardhshme, do të administrohet nga AKEP.