Posta shqiptare me statusin e inspektorit
Posta shqiptare tanimë disponon statusin e inspektorit. Këtë status ajo e ka marrë në fund të vitit dhe nëpërmjet tij zotëron të drejtën për të inspektuar postat e tjera. Kjo e drejtë i është dhënë nga Unioni Europian i Postave. Sipas drejtorit të saj, Arqile Gorea, vitin e ardhshëm do të inspektohet Posta e Turqisë, ndërsa një tjetër postë europiane do të inspektojë Postën Shqiptare. Për vitin 2012 çdo qytetar do të ketë mundësi të pajiset me një kartë pagesash automatike. Çdo klient me anë të kësaj karte mund të kryejë pagesat e muajit. Ndërkohë, brenda postës është ngritur një sallë prej nga kontrollohet lëvizja e makinave shpërndarëse në çdo moment, duke gjurmuar kështu dhe lëvizjen e dërgesave deri sa shkojnë në destinacion.