Dhjetera aksidente ne rruget e Shqiperise

Aksidentet rrugore vazhdojne te tronditin Shqiperine gjate muajve te veres me humbje te medha jetesh njerezore. Sipas te dhenave ende te pjeseshme te policise nga qershori deri ne 20 gusht kane ndodhur 497 aksidente rrugore ku kane humbur jeten 73 qytetare dhe jane plagosur disa qindra te tjere.
Ekspertet vleresojne se shkaqet kryesore te ketyre aksidenteve jane euforia e shofereve nga emigracioni shpejtesia e madhe alkooli numri i madh i automjeteve mungesa e tabelave dhe mosperqendrimi ne trafikun e dendur.
Statistikat kufitare tregojne se gjate korrikut hyne ne Shqiperi nga emigracioni 60 mije automjete me shume dhe 100 mije persona me shume se nje vit me pare.
Ky numer i madh automjetesh u shtohet befas trafikut te renduar vendas dhe rrugeve te Shqiperise nje pjese ne ndertim e siper dhe pjesa tjeter te reja e te gjera qe nxitin shoferet e rinj per te ecur me shpejtesi. Infrastruktura rrugore po permiresohet me kalimin e viteve por shoferet dhe kembesoret vazhdojne te abuzojne me kushtet e reja.
Drejtuesit e policise pohojne megjithate se sivjet ka nje ulje te ndjeshme te viktimave ne aksidente rrugore. Nese sivjet kane vdekur 73 qytetare veren e kaluar humben jeten 120 persona.
Vetem gjate ketij korriku kishte 25 te vrare me pak se korriku i kaluar po ashtu me ulje te ndjeshme vdekjesh eshte edhe gushti qe nuk eshte mbyllur ende. Drejtuesit e policise ia dedikojne keto shifra te permiresuara punes se madhe qe po bejne patrullat e policise rrugore.
Policia po drejton trafikun e renduar me sakrifica ne zonat bregdetare dhe ne zonat me rruge te demtuara. Policet po punojne kete vit me te njejtat automjete radare dhe nderlidhje por kane patur nje organizim me te mire.
Policia rrugore ka vendosur disa mijera gjoba per tejkalim shpejtesie perdorim alkooli dhe shkelje tabelash por nga ana tjeter kane drejtuar 24 ore pa nderprerje fluksin e madh te automjeteve ne akset kombetare dhe ne kryqezimet me te rendesishme.
Ky vit shenon ulje te shifrave ndersa viti 2010 mbetet viti me numrin me te madh te aksidenteve dhe personave te demtuar. Sipas statistikave policore ne periudhen qershor - gusht 2010 kane ndodhur 456 aksidente rrugore ku kane humbur jeten 120 persona.
Por INSTAT thote se gjate gjithe vitit 2010 kane ndodhur 1 mije e 564 aksidente rrugore me 353 te vdekur dhe 1 mije e 700 te plagosur. Mesatarisht kane qene 39 aksidente per cdo 10 mije automjete. Historikisht viti me shifrat me te ulta eshte viti 2002 ku ka pasur 328 aksidente rrugore.