E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, mbyllet pa incidente votimi në komunën Shalë

SHKODËR- Procesi i votimit për kryetar të komunës Shalë në Shkodër është mbyllur sot në orën 19:00.

Sipas burimeve nga KZAZ 42, gjithcka ka shkuar normalisht dhe nuk është shënuar asnjë incident. Baza materiale nën shoqërimin e policisë po transportohet drejt Shkodrës dhe pas saj pritet të nisë numërimi.

Procesi i zgjedhjeve në komunën Shalë të Shkodrës, zhvillon zgjedhje për herë të tretë, pasi zgjedhjet e mbajtura në 8 maj u shpallën të pavlefshme nga KQZ, e cila kërkoi përsëritjen e tyre më 31 korrik.

Por, mosmarrëveshjet mes përfaqësuesve të dy partive, PD dhe PS penguan zhvillimin e procesit, i cili u shty më 21 gusht.

Procesi i votimit sot në Shalë nisi në orën 07:45 minuta, dhe është votuar në 5 qendra votimi.

Komuna Shale ka 1800 zgjedhës me të drejtë vote, ndërsa fluksi më i madh është vërejtur në qëndrën e votimit në breg të lumit. Në komunën Shalë , kandidojnë për kryetar komune demokrati Dede Tonaj dhe socialisti Balë Vuksani.

ZGJEDHJET NË SHALË, KANDIDATËT RUHEN NGA RENEA
Ora 14:22 Për të tretën herë në komunën Shalë mbahen sot zgjedhjet për kryetar të kësaj njësie zgjedhore, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Votimi ka vijuar i qetë dhe pa incidente dhe deri në mesditë kanë votuar rreth 50 % e votuesve. Mendohet se nëse votimi do të ketë këtë ritëm atëherë procesi të mbyllet para orës 19:00. Më pas materialet zgjedhore do të zhvendosen në KZAZ 42 në Shkodër ku do të bëhet dhe numërimi.

Zgjedhjet e mbajtura më 8 maj në këtë komunë u shpallën të pavlefshme nga KQZ, e cila kërkoi përsëritjen e tyre më 31 korrik. Por, mosmarrëveshjet mes përfaqësuesve të dy partive, PD dhe PS, penguan zhvillimin e procesit, i cili u shty më 21 gusht.

Procesi i votimit nisi në orën 07.45 minuta, dhe zhvillohet në të 5 qendrat e votimit. Komuna Shale ka 2800 zgjedhës me të drejtë vote. Fluksi më i madh është vërejtur në qendren e votimit në Breg të Lumit. Raportohet për prani të forcave të shumta policie dhe ato të Renea-s, ndërsa 2 kandidatët , demokrati Dede Tonaj dhe socialisti Balë Vuksani shoqërohen gjatë gjithë kohës nga forcat Renea.

Për të vërejtur nga afër procesin zgjedhor nga Partia Demokratike në Shalë kanë mbërritur deputetët Astrit Bushati dhe Gjok Uldedaj, ndërsa nga Partia Socialiste, Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj. Një ditë më parë, KQZ, përmes zëdhënësit Leondard Olli, shprehu shqetësim se procesi mund të dështojë sërish për shkak të tentativave të PS-së dhe PBDNJ-së, për të mos plotësuar detyrimet e tyre ligjore në komisionet zgjedhore.
(s.g/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›