E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Seminar nderkombetar i gjuhes letersise dhe kultures

Mbi 120 studiues nga shume vende te botes te tille qe duan te mesojne gjuhen shqipe qe merren me perkthime e hulumtime ne fushen e albanologjise po marrin pjese ne Seminarin e 30-te me radhe mbi gjuhen letersine e kulturen shqiptare. Drejtuesit e tij thone se seminari eshte nje ngjarje e rendesishme shkencore e kulturore per Kosoven dhe shqiptaret ne Ballkan ndersa eshte bere pjese e pandashme e jetes shkencore e politike te Kosoves.=

Drejtori i seminarit Bardh Rugova thote se interesimi per pjesemarrje eshte gjithnje e me i larte ne kete veprimtari qe per nje kohe te gjate ishte cilesuar si nje ngjarje shkencore dhe kulturore me dimension kombetar e madje patriotik...

Ne me mburrje mund te themi se Albanologjia eshte ne duart te mira sepse kemi nje numer te madh te studiuesve te rinj ne moshe rreth moshes tridhjete vjecare te cilet gradualisht jane duke u shendruar ose duke e nxene vendin e autoriteteve te njohura te cilet i njihnim ne vitet e shtatedhjeta tetedhjeta dhe nentedhjeta thote ai.

Zoti Rugova thote se ne kete seminar do te trajtohen dy tema.

Sivjet kemi zgjedhur qe ne seksionin shkencor te gjuhesise te trajtojme temen e gramatikes shqipe ne tekstet shkollore do te thote te bejme nje rilexim te tyre nje lexim kritik te tyre ne menyre qe te shohim mundesite eventuale per permisimin ndryshimin ose plotesimin me drejtimet e reja te gjuhesise pergjithesisht. Ndersa ne fushen e letersise kemi zgjedhur temen letersia shqipe e diaspores duke pasur parasysh se nje pjese shume e madhe e letersise shqiptare eshte ajo e realizuar ne diaspore. Kur themi diaspore duhet te bejme nje dallim themelor diaspore kemi parasysh ngulimet dhe jo mergimin njerez te zakonshem te cilet kane shkuar jashte vendlindjes dhe kane vepruar atje por letersi e cila eshte krijuar ne ngulimet per shembull te Arbereshet e Greqise Arbereshet e Italise ne Ukraine etj thote ai.

Zoti Rugova thote se seminari mbi gjuhen letersine e kulturen shqiptare ka krijuar albanologe te shquar ne te gjithe boten.

Pjesa me e madhe e Albanologeve te shquar jane nxenes te ketij seminari pjesemarres neper vite te ndryshme te ketij seminari. Shefat e departamenteve kudo qe mesohet gjuha shqipe ne bote jane njerez te cilet kane kaluar neper kete seminar. Domethene punimet studimet te cilat behen jashte Kosoves dhe Shqiperise jane nga njerez qe kane kaluar neper kete seminar thote zoti Rugova

Seminari Nderkombetar per Gjuhen Letersine dhe Kulturen Shqiptare eshte themeluar ne vitin 1974 dhe eshte mbajtur rregullisht deri ne vitin 1991 kur eshte nderprere nga autoritetet serbe. Ne vitet 1995 e 1996 sesionet e ketij Seminari u mbajten ne Tirane ndersa nga viti 2000 seminari eshte rikthyer ne Prishtine. Studiuesit e cmojne ate si nje nder projektet me frytdhenese per zhvillimin e gjuhes letersise dhe kultures shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›