E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabisnin rrugëve nën kërcënimin e armëve, 2 në pranga, 2 në kërkim

TIRANË- Dy të rinj arrestohen, ndërsa dy të tjerë shpallen në kërkim.

Policia e Tiranës bëri me dije sot arrestimin e një grupi hajdutësh, të cilët përmes armëve të ftohta vidhnin banorët në kryeqytet.

Policia njofton se në sajë të operacionit të kryer kanë rënë në pranga Nebi Selimaj 19-vjeç dhe Leonard Rexha 22-vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim Bledar Dida 21-vjeç dhe Mikel Pjetri 19-vjeç.

Grupi i të rinjve e kryenin aktivitetin e tyre kriminal në zonë të ndryshme të kryeqytetit, ku nëpërmjet armëve të ftohta realizonin vjedhjen e sendeve personale dhe të hollash.

Në cilësinë e provës materiale uniformat blu kanë sekuestruar 2 thika, 4 celularë si dhe sende të tjera të vjedhura.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vjedhjet në Tiranë, policia arreston 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›