E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama përdor vuajtjet e minatorëve për interesa personale

TIRANË- Selia Blu ka reaguaar mesditen e sotme, ndaj editorialit të kryesocialistit Edi Rama, i cili akuzon qeverinë në pushtet si shaktare të situatës së babëzisë dhe skllavërisë në Bulqizë.

Në deklaratën e saj për mediat Partia Demokratike e cilëson letrën e Ramës si ‘pamfletë bajate’, duke theksuar se as disfata e radhës në zgjedhjet e e 8 majit dhe as disfata e tij personale nuk e ka ndarë atë nga e shkuara.

"Në një letër tjetër të hapur, z. Edi Rama, shpalos sërish fjalorin dhe mentalitetin e tij identitk me të etërve të tij, duke faktuar se as disfata e radhës në zgjedhjet locale të 8 majitnë tërësi, as disfata personale e katërfishtë e z. Rama në Tiranë në këto zgjedhje, nuk kan bindur atë të lërë mbrapa të shkuarën",- thuhet në deklaratën e PD-së.

Selia Blu akuzon kreun e PS që nuk ka sjellë asnjë propozim për të ndihmuar  gjendjen e minatorëve, por sipas PD ai përdor vuajtjen e minatorëve për të manipuluar opinionin publik.

“Në pamfletin e tij bajat, të mbushur me vrer dhe fjalë kazani,ndaj kundërsdhtarit të tij, z. Rama, kryetari i partisë më të madhe opozitare nuk sjell as edhe një propozim të vetëm në interest ë jetës së grupit të minatorëve në grevë, duke dëshmuar se ai ka përçmim për qytetarët e këtij vendi. Ai njëlloj si ata që për llogari të Z. Rama dhe karriges së tij, manipulojnë çdo ditë me vuajtjen dhe dhimbjen e minatorëve, aludon dhe shpreson se do të mundë të përjetojë gëzimin e lajmit të fatkeqësisë së minatorëve dha ta shpallë atë si fitore të madhe të tijën e të Partisë Socialiste",- vijon reagimi i Selisë Blu.

Selia Blu në reagimin e saj i kujton kryetarit të opozitës se për fjalorin e tij të shpifjeve mori përgjigje nga qytetarët shqiptarë dhe të Tiranës në vecanti.

“Partia Demokratike i kujton edhe një herë z. Rama se fjalori i tij plot shpifje, sharje e trillime, i huaj për moralin e çdo qytetari, mori më datë 8 maj përgjigjen më të merituar nga qytetarët shqiptarë në tërësi, dhe ata të Tiranës në veçanti, që i rezervuan z. Rama, humbjen personale të katërfishtë më të hidhur të jetës së tij dhe humbjen e radhës më të thellë në shkallë vendi, rrugën e vetmisë së z. Edi Rama”,- përfundon reagimi i Partisë Demokratike.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Editorial për minatorët. Edi Rama: Që Bulqiza të fitojë mbi skllavërinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›