Dhjetëra aksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë

(E plotësuar) Gjendja në trafik paraqitet ende e vështirësuar dhe qarkullimi i automjeteve po rrjedh shumë ngadalë.
Policia është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saja për të drejtuar trafikun, por rruga me ngrica po ia vështirëson kryerjen e detyrës. Situatë e njëjtë sikur në Sllatinë paraqitet deri në Komoran.
.....
Si pasojë e ngricave në rrugë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Kolona të mëdha janë krijuar në Sllatinë për shkak të aksidenteve dhe rrugës së rrëshqitëshme.
Ekipi i Indeksonline ndodhet në Sllatinë dhe ka parë dhjetëra aksidente trafiku.
Në rrugë vërehen edhe disa autoambulanca që po bartin të lënduar nga aksidentet./Indeksonline/