E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetëra mijëra grekë emigrojnë në Gjermani

Por, edhe në Gjermani, veçanërisht ata që nuk dinë gjuhën, e kanë tepër të vështirë të gjejnë një punë për të siguruar jetesën. Ajo që të tërheq vëmendjen është se në komunitetin e stabilizuar grek në Gjermani, shumë nuk i durojnë të porsaardhurit.

Në tetor të vitit 2011, kur Parlamenti gjerman miratoi ndihmën miliardëshe për Greqinë dhe vendet e tjera evropiane në vështirësi,24-vjeçarja Thalia Paraskeva vendosi të braktisë atdheun e saj. Ajo mori me vete çizme të ngrohta, pak fustane, një xhaketë dhe një fjalor gjermanisht greqisht.

Për muaj të tërë gazetat në Greqi kanë printuar faqe të tëra duke i përshkruar gjermanët si nazistë, roje të kampit të përqendrimit apo si imperialist të Eurozonës që i lejojnë debitorët të gjakosen deri në vdekje. Por, të afërmit dhe shokët e Paraskevas tregojnë një tjetër histori. Ata flasin me entuziazëm për një shtet ku mund të gjejë punë çdo person që kërkon një të tillë. Ata flasin për të afërmit që kishin lënë Greqinë për të shkuar në Gjermani pas luftës dhe ku kishin gjetur lumturinë. Mbi të gjithë qytetet ata ngrenë në qiell Berlinin.

Paraskeva është diplomuar në dizajn grafik në Athinë. Por, kur vendi u përfshi nga kriza e paprecedentë ekonomike, ajo e pati të pamundur të gjente punë në profesionin e saj. Pasi punoi pak kohë me punë të rastësishme, asaj ju mbyllën të gjitha dyert. Në Gjermani gjithçka është më mirë se në Greqi, mendoi, dhe kaparoi një biletë për në Berlin.

“Spiegel Online” thotë se janë të shumtë personat që kanë histori të ngjashme me të 24-vjeçares. Në vitin 2011 numri i emigrantëve të regjistruar në Gjermani arrin në 25 000, çka përbën 2-fishin e numrit të vitit 2010. Por në këtë numër nuk përfshihen ata emigrant që nuk janë regjistruar tek autoritetet gjermane. Kështu, mendohet që numri i emigrantëve grekë që kanë mbërritur në Gjermani përgjatë vitit 2011 arrin në 60 000.

Thalia Paraskeva mbërriti në muajin nëntor në Berlin. Si fillim dizajnerja grafike qëndroi me një mik grek i cili po ashtu ishte larguar nga kriza. Madje edhe gjetja e një apartamenti me qira rezultoi tepër e vështirë për të. “Ne nuk u japim shtëpi me qira grekëve”, iu tha shpesh asaj. Kudo që aplikonte për punë, kthehej mbrapsht si pasoje e aftësive të mangëta gjuhësore.

Duke qenë se nuk kishte mundësi të hynte në një kurs gjuhe, ajo vendosi të shikojë për punë në komunitetin grek. Ajo takoi Antonia Karalin, i cili ka në pronësi një restorant në Berlin, dhe tani punon në aty në kuzhinë.
/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-17 11:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›