Hartë dixhitale për shpërndarjen demografike të romëve

Harta dixhitale dhe gjetjet e saj u prezantuan në një aktivitet të përbashkët të Ministrisë së Punës dhe UNICEF-it, në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore përgjegjëse direkte për implementimin e Strategjisë Kombëtare për Romët, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, donatorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile që kanë në fokus të punës së tyre këtë komunitet.
Në fjalën e saj, zv/ministrja e Punës, Filloreta Kodra, theksoi se për herë të parë Shqipëria ka një fotografim të plotë të situatës demografike dhe social ekonomike të komunitetit rom. Zv/ministrja vlerësoi se të dhënat e studimit mbi të cilin është mbështetur hartëzimi do të ndihmojnë ligjvënësit, qeverinë qendrore dhe lokale, donatorët dhe shoqërinë civile për të pasur akses në përdorur e këtij informacion, duke siguruar adresim të saktë politikash më të mira dhe mbështetje për përmirësimin e shërbimeve sociale si dhe vetë jetën e komunitetit rom.
Sipas përfaqësuesit të UNICEF në Shqipëri, z.Detlef Palm, mbështetja e iniciativës së Ministrisë për të realizuar një studim të tillë është i rëndësishëm për të shmangur mbivendosjet apo boshllëqet në ndërhyrjet e donatorëve që synojmë përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom. Objektivi i hartëzimit të shpërndarjes demografike të komunitetit rom dhe aksesi i tyre ndaj shërbimeve - Roma Mapping in Albania - ishte grumbullimi i të dhënave sasiore, në mënyrë që të identifikoheshin vendndodhjet e komuniteteve, madhësia e tyre, numri i fëmijëve sipas grup-moshave dhe mangësitë në shërbimet në komunitet. Studimi jep informacion rreth karakteristikave demografike të romëve në Shqipëri, shpërndarjes gjeografike të tyre, aksesit ndaj arsimit, gjendjes shëndetësore të fëmijëve, aksesit në mbrojtjen sociale, etj.
Bazuar në të dhënat e këtij studimi Qeveria qendrore dhe vendore, UNICEF-i dhe aktorët e tjerë të interesuar mund të planifikojnë ndërhyrjet e ardhshme, në mënyrë që të plotësojë më mirë nevojat e komunitetit rom, veçanërisht fëmijëve në këto komunitete. Sipas të dhënave të siguruara nga anketimi vitet e para të tranzicionit passocialist, 17,2 për qind e romëve ndryshuan vendbanimin, ku, 30,3 për qind e tyre kanë migruar në Tiranë, Shkodër, Milot, Kukës, Peshkopi, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Himarë, etj.
Rrjedhimisht, romët po shtrihen në të gjithë Shqipërinë dhe e kanë ndryshuar hartën e vendndodhjeve të tyre. Për sa i përket situatës së mbrojtjes sociale, e cila përfshin ndihmën ekonomike, pagesën për paaftësinë (PAK), pagesën për papunësinë, pensionet për të moshuarit dhe pensionet për jetimët, ato përfaqësojnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave për familjen rome, ku përfaqësojnë rreth 13.1 për qind të buxhetit të familjes. /Start/
2012-04-17 14:56