E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-Presidenti i djathë francez, Shirak, do të votojë Hollanden

Shkrimtari Jean-Luc Barre tha për një gazetë se vërejtjet për këtë çështje të bëra nga Shiraku vitin e kaluar nuk kishin qenë një shaka.

Hollande kryeson ndaj kandidatit të qendrës së djathtë, Sarkozi, me një numër dyshifror në sondazhet e zhvilluara për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të zhvillohen me 6 maj. Ish-presidenti i Francës, Zhak Shirak, ka kritikuar kolegun e tij të partisë, Sarkozinë, në kujtimet e tij.

Korrikun e kaluar, Shirak tha se do të votonte Hollanden, por më vonë, pas kritikave të shumta ai tha se po bënte shaka.  “Zhak Shirak e ka seriozisht kur thotë se do të votojë Hollanden”, tha për “Le Parisien” Barre I cili e ndihmoi atë të shkruante kujtimet.

Sipas sondazhit “Ipsos” të publikuar të hënën, si Sarkozi edhe Hollande janë kokë-më-kokë (27%) në raundin e parë të zgjedhjeve që do të zhvillohet të dielën.

Por, po i njëjti sondazh thotë se Hollande kryeson me 12 pikë ndaj Sarkozisë në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të zhvillohen me 6 maj.
/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-17 15:30
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›