Dhjetëra të arrestuar në protestat në Rusi

Policia ruse ka ndaluar disa dhjetëra protestues anti-qeveritarë në Moskë dhe Shën Petërburg. Rreth 600 persona u mblodhën në temperatura shumë të ulëta në Sheshin “Fitore” të kryeqytetit rus për të kundërshtuar kufizimet në lirinë e grumbullimit.
Kreu i opozitës, Boris Nemtsov, ka akuzuar kryeministrin Vladimir Putin se ka lejuar korrupsionin të fitojë mbi politikën. Nemtsov e ka akuzuar Putinin edhe për pasurinë personale të vendosur gjatë 11 viteve të të qënit në pushtet.