Dhjetëra viktima në aeroportin sudanez
Të paktën 28 persona dihet se kanë vdekur kur një avion pasagjerësh u përfshi nga flakët pasi u ul në aeroporin e Kartumit në Sudan.Njoftohet se fati 53 personave të tjerë nuk dihet, edhe pse 123 vetë i kanë shpëtuar aksidentit në kryeqytetin sudanez.
Avioni i tipit Airbus A310 me mbi 200 persona në bord, u ul në kohë të keqe dhe po shkonte drejt vendparkimit në aeroport, kur një nga motorat e tij u përfshi nga flakët, thonë zyrtarët.
Avioni i kompanisë Sudan Airways udhëtonte nga Amani në Jordani, përmes Damaskut.
Në pamjet televizive duket rrënoja e avionit e përfshirë nga flakët ndërsa ekipet e zjarrfikësve përpiqeshin ta shuanin zjarrin në errësirë.