Greqi, media: 21raste me encefalitnga virusi i Nilit
ATHINE- Në Greqi shtohen rastet e të sëmurëve me encefalit të shkaktuar nga infektimi me virusin e Nilit Perëndimor. Mediat greje informojnë për 21 raste të encefalitit, infeksion i trurit, në të shumtën e rasteve i shkaktuar nga viruset.
Të sëmurët janë në moshë madhore dhe gjendja e tyre shëndetësore është serioze. Javën e kaluar në Greqi vdiqën dy persona nga ky lloj virusi. Mosha e tyre ishte mbi 75 vjeç.
Virusi i Nilit Perëndimor te njeriu transmetohet nga pickimi i mushkonjave të infektuara. Prejardhja e tij është Nili perëndimor në Egjipt. Virusi është regjistruar edhe në hemisferën veriore dhe lokacioni i tij është në Amerikën Veriore dhe të Mesme, pjesa veriore e Afrikës, baseni mesdhetar dhe Evropa jugore dhe juglindore.
Vitin e kaluar ky virus në Rusi dhe dhe në pjesën juglindore të Rumanisë në deltën e Danubit shkaktoi 200 deri në 300 të sëmurë. Në Greqi, megjithatë, paraqitet për herë të pare.
(s.g/atsh/BalkanWeb)