E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dhjetori i studenteve frikeson mafiozet e kuq"

Deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda deklaroi se festa e 8 dhjetorit e cila do te organizohet kete vit nga mazhoranca ne sheshin "Skenderbej" po krijon frike ne kampin e opozites humbese ne 28 qershor. "I shperfytyruar, humbesi i 28 qershorit po tregon se ka tmerr dhe frike nga festa qe po afron por tashme pas 20 vitesh, tingellon donkishotesk kercenimi dhe ultimatumi qe ai i ben sistemit te demokracise. Ne menyre komike, ashtu si ati i tij shpirteror politik e biologjik, ai kerkon te mbaje lart frymen revolucionare", deklaroi Doda ne nje deklarate per shtyp. Si nje ish-studente e dhjetorit, Doda kujtoi se 8 dhjetori eshte nje date, e cila mbyti friken e shqiptareve nga figurat e komunizmit. "Kete 8 dhjetor do te festojme si asnjehere me pare diten kur takuam lirine, kur vendosem te mos pyesim e te mos frigohemi me nga pashallaret e kuq, nga don-Gramozi, nga shoku Kristaq, nga Gjinushi, Xhelili, Bushati, Peza",-theksoi Mehilli. Sipas saj, mafiozet e kuq te rinj dhe te vjeter, duhet te mos guxojne te prekin a te kercenojne endrren tone evropiane, endrren e shqiptareve per te cilen punuam.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›