Durres/ Ndryshojne deshmine ne gjykate, tre ne pranga
Deshmia e rreme ne sallen e gjyqit iu ka kushtuar shume shtrenjte tre personave te dyshuar. Kane deklaruar ndryshe nga ato qe shkruheshin ne dosjen e prokurorise dhe kaq ka mjaftuar qe t'ju vihen prangat ne sallen e gjyqit. Arrestimet jane bere nga agjentet e Krimit Ekonomiko-Financiar ne Durres dhe te ndaluarit jane Ylli Bala 34 vjec, Xhimi Hoxha 27 vjec dhe Altin Losha 31 vjec. Gjate seances gjyqesore ne Gjykaten e Rrethit Durres, ata kane dhene deshmi te rreme ne lidhje me nje ceshtje falsifikimesh. Tre te dyshuarit cilesoheshin si deshmitare me peshe ne ceshtjen qe po hetonte prokuroria e qytetit bregdetar.