E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce/ Vdes ne gropen e gelqeres, shkak alkooli

Vdekja e dyshimte e nje 32-vjecari, qe u gjet ne nje grope gelqereje tre dite me pare eshte zbardhur plotesisht diten e djeshme nga ekspertet e Policise se Korces. Gjendja e dehur e 32-vjecarit P. Pallamari, nga Bilishti, ka qene nje prej shkaqeve qe ai ka rreshkitur kur kthehej ne shtepi duke rene ne grope, mbremjen e se henes. Policia vendore tha dje, se i ndjeri njihej si konsumues i pijeve alkoolike, ndersa ne vendngjarje u gjet edhe pjesa e tokes ku ai kishte rreshkitur dhe qe dallohej qarte. Ne trupin e viktimes nuk kishte shenja dhune dhe gjate marrjes ne pyetje te familjareve, rezulton se Pallamari nuk kishte konflikte me persona te tjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›