Fieri ne alarm, vale plackitjesh
Lushnje- Hajdutet te pameshirshem, vale plackitjesh ne Qarkun e Fierit. Dy banda alarmojne Policine e Lushnjes, me te pakten 20 vjedhje te ndodhura vetem gjate ketij muaji. Shtate persona jane perfshire ne listen e te dyshuarve, nga te cilet nje ka mundur te arratiset dhe u shpall ne kerkim policor. Mes te ndaluarve jane dy te mitur, qe kane shkaktuar ne 20 dite, demin prej 500 mije lekesh ne kioska, lotari sportive e dyqane, duke marre edhe nje sasi te konsiderueshme mallrash e sendesh. Grupi i dyte me kater persona, tre nga te cilet te arrestuar, akuzohen per pese plackitje motocikletash ne fshatra te ndryshem te Lushnjes, por policia mundi te sekuestronte pervec mjeteve edhe nje arsenal armatimi dhe fishekesh. Dy te ndaluarit e tjere i perkasin rrethit te Fierit, te njohur si kontingjent kriminal per vjedhje. Operacioni qe perfundoi dje pasdite eshte koduar "Furtuna".
Aksioni ka nisur mbremjen e se martes ne qytetin e Lushnjes, kur eshte bere ndalimi i te dyshuarve V. H., dhe R. M., te dy 16-vjecare, i pari i denuar me pare per vjedhje dhe banues ne Fier. Rreth mesnates te miturit kane sulmuar dy kioska duke i plackitur brenda nje ore, ne lagjet "Kastriot" dhe "Konferenca e Pezes", ku kane marre asortimente ushqimore dhe sende te tjera. Por gjate hetimit me metoda speciale, u zbuluan edhe tre vjedhje te tjera te kryera ne javen e pare te muajit nentor. Plackitja e nje pike bastesh "Eurobest" ku kane marre xhiron ditore prej 330 mije lekesh te reja, dyqanin e E. D., ku kane marre 10 mije leke, 20 karta telefoni dhe kiosken e A. M., ku jane zhdukur 30 mije leke dhe 500 paketa cigaresh, vjedhje te kryera ne Lushnje, Fier dhe Patos. Te dyshuarit vepronin si endacake, per te mos rene ne sy me disa vjedhje nje heresh ne qytete.
Vetem pak ore pas goditjes se grupit te pare, agjentet goditen nje tjeter grup, kete here ne Karbunare te Lushnjes. Por nje prej te dyshuarve iu ka shpetuar, duke u arratisur brenda pak minutash. Te ndaluarit e identifikuar si hajdute motocikletash jane; Besnik Tafa 46-vjec, Rrapush Manja 34-vjec dhe Ledion Saraci 24 vjec, te tre nga Karbunara, kurse i arratisuri eshte Agron Tafa 27 vjec, i shpallur ne kerkim policor. Vjedhjet jane kryer ne fshatrat Krutje ndaj dy personave dhe ne fshatin Pirre e Cukaj, ku jane marre tre mjete te tjera, qe me pas shiteshin ne tregun e zi. Gjate kontrollit ne banesen e Besnik Tafes u sekuestruan; nje motor i markes "Honda", nje arme zjarri automatike model 56, nje arme zjarri artizanale, si dhe 30 cope fisheke. Tre motocikleta iu gjeten te dyshuarve te tjere.
Dy te dyshuarit e fundit jane Bledar Biba 32 vjec, i denuar me pare per vjedhje, i cili ne nje lokal bar-loto ka thyer dritaren e aluminit dhe ka marre 5 televizore te markave te ndryshme, ndersa ka tentuar te vjedhe dhe nje klinike private. Gjate kontrollit iu sekuestruan 2 arka me 1 mije fisheke dhe televizoret. Agjentet arrestuan edhe Latif Musajin 23 vjec, i kerkuar prej muajit tetor per vjedhje ne Grabian te nje pike "Western Union".