Manjani: Rama fiton vetem po te bashkohet me Meten e Nanon
Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", anetari i Asamblese se Partise Socialiste, Ylli Manjani eshte shprehur se pa nje bashkepunim mes tre aktoreve politike, Rama, Meta dhe Nano, nuk do te kete fitore te se majtes. Ai eshte shprehur se i takon kryetarit aktual, Edi Rama, qe pas ndjeses publike ndaj ketyre dy figurave potenciale te se majtes shqiptare dhe Partise Socialiste, t'i ftoje ata ne nje bashkepunim afatgjate, ne sherbim te nje fitoreje bindese te se majtes perballe te djathtes. Teksa flet per bashkim, Manjani kembengul se Rama s'duhet te zgjedhe Ngjelen dhe Ndoken, ne vend te Metes dhe Nanos. Njeheresh, teksa ka akuzuar Ramen se nuk zbaton asnje norme te statutit te PS por dhe vendimet e Asamblese se PS, eshte shprehur se PS eshte ne "dore" te Shoqates se Ndertuesve dhe nuk perfaqeson me interesat e socialisteve te thjeshte, te cilet perbenin "palcen" e partise. Manjani kembengul se per tejkalimin e situates dhe krizes politike, duhet nje dialog real mes Rames dhe Berishes, por perjashton mundesine qe me kete ekip qe ka Rama, te munde nje koalicion te Berishes me Meten, apo te rrezoje qeverine.
Zoti Manjani, si e shikoni situaten aktuale politike ne Partine Socialiste?
Partia Socialiste e Shqiperise, sot eshte ne situaten me kaotike te mundshme qe nga periudha e krijimit te saj. Humbja e zgjedhjeve pati sigurisht efektin e vet, por mbi te gjitha sjellja e Edi Rames ne krye te partise, ne lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe me qendrimin ndaj Parlamentit dhe institucioneve, ishte dhe mbetet katastrofike. Cdo dite socialistet po shohin se si po shperbehen edhe ato struktura qe u krijuan me reformen "Rama". Keto struktura ne qender dhe ne baze, jane zevendesuar nga te emeruarit e grupit te biznesmeneve, qe kane marre ne dore drejtimin e partise. Askush nuk e can me koken per hallet e socialisteve te thjeshte, qe kane kontribuar me mish e me shpirt per Partine Socialiste, sepse partia ka hallin e "Pallatit te Dashit" apo te pallateve te tjera qe jane ne ndertim. C'eshte me e keqja, socialistet dhe votuesit e Partise Socialiste te 28 qershorit, po ndjehen te mashtruar nga shpresa fallco qe arriti te ngulise Edi Rama, se do te hapen kutite, do te bjere qeveria dhe se do te hyjne ne zgjedhjet e parakohshme. Asnjera nga keto ngjarje nuk ndodhi dhe as ka gjasa te ndodhin. Shto ketu faktin e pamohueshem qe perceptohet gjeresisht se Partine Socialiste, sot e drejtojne ndertuesit dhe biznesmenet, natyrshem njerezit ndjehen te mashtruar, pasi asgje nga ato qe kishin besuar per politiken e re nuk u provua.
Me shume se sa zgjedhjet, per shkak te drejtimit kaotik e teresisht te gabuar politik te Edi Rames, Partia Socialiste ka humbur votuesit (te pakten ato te lekundurit), te cilet mezi u afruan prane nesh me besimin (me te krijuar) se Shqiperia duhet te ndryshoje. Sot shume njerez e perceptojne (edhe vete socialistet) Ramen, si njesoj (ne mos me keq) se Berisha. Duhet pranuar se Berisha pas zgjedhjeve, edhe per shkak te ketij opinioni per Ramen, ka fituar shume terren ne perceptimin publik si njeri "i zoti", qe zgjidh edhe ndonje pune, nderkohe qe Rama ka braktisur cdo detyre shteterore ne bashki, sepse po kerkon te hapen kutite. Nuk duhet te harrojme se shqiptaret ne shumice jane te ngopur me politike dhe nese ftohen te zgjedhin ndermjet Berishes, me probleme e me "njolle ne biografine demokratike", por qe zgjidh ndonje pune apo hall dhe Rames, qe kerkon t'i harrojme hallet e punes dhe te nisim sherrin politik, eshte e qarte se fiton i pari. Pikerisht kete analize nuk e pranon drejtimi i Partise Socialiste, qe funksionon si shoqate jo qeveritare ndertuesish.
Flitet shpesh per krize politike, mazhoranca e mohon dicka te tille, ju si e vleresoni?
Qe vendi eshte ne krize politike, kjo nuk ka asnje diskutim. Se kush e shkakton kete krize ketu palet ndahen. Partia Demokratike thote se krizen e solli Edi Rama dhe anasjelltas, Partia Socialiste thote se krizen e solli Sali Berisha. Nese i marrim qendrimet e paleve te zhveshura nga emocionet e dites, del se asnjera pale nuk e mohon se dialogu politik ne vend mungon. Nga ana tjeter, te gjithe po shohim perdite se ne Shqiperi ekziston vetem monologu politik, i paleve qe shajne njera-tjetren, duke deshmuar se mungon kultura e nevojshme njerezore dhe demokratike ne komunikim. Shqiperia sot ka nevoje per dialog politik serioz. Kemi shume ceshtje te rendesishme per te zgjidhur. Ndoshta jo shume per vizat (pasi me te gjitha gjasat ato kete vit do te hiqen), por per ceshtje te tilla si, zhvillimi i ekonomise, reduktimi i barrierave korruptive, ndertimi i nje sistemi drejtesie real dhe jo fiktiv, integrimi i territorit doganor shqiptar ne ate te BE-se, etj si keto, ka nevoje per dialog dhe zgjidhje te medha politike. Mirepo Rama thote se nuk dialogon me me Berishen (a thua se e ndriti kur dialogonte me Te), nga ana tjeter Berisha duket i vendosur te mos cele asnje dialog, pa hyre opozita ne Kuvend (se kur e kishte ne Parlament opoziten, nuk eshte se e pyeti shume).
Ne seline roze, ka pasur nje sere vendimesh. Cfare mund te thoni per vendimet qe perbejne qendrimin zyrtar te Partise Socialiste?
A mund te me thuash ti, se cilat vendime te Asamblese zbaton Edi Rama. Ai nuk zbaton statutin e jo me vendimet e nje forumin qe e ka katandisur si shoqate joqeveritare, qe mblidhet per t'i bere propagande vetes se shqiptaret nuk e besojne me. Po te jap nje shembull. Asambleja ka vendosur qe te mos bojkotohet Kuvendi, kurse Rama dhe biznesmenet e tij nuk hyjne ne Kuvend, nuk hyne ne zgjedhjet e pjesshme, madje thone se nuk duan te hyjne as ne zgjedhjet e ardhshme lokale, derisa te dorezohet Berisha, (nenkupton deri sa te na hedhe ndonje kocke Berisha, ose deri sa ky te bjere vete). Ju beni nje pyetje qe mban "ere institucion", por Partia Socialiste e Shqiperise e Edi Rames nuk eshte e tille, pra institucion. Ajo eshte nje fllad (as fryme jo) kalimtar, qe do te perfundoje ne katastrofen me te afert elektorale qe, per fat te keq pritet te kaloje Partia Socialiste.
Ju mendoni se PS do t'i humbe zgjedhjet e ardhshme lokale?
Une nuk bej dot parashikime orakujsh, por perpiqem te bej analize politike mbi bazen e te dhenave qe na ofron sot politika. Analiza ime ne lidhje me zgjedhjet ka qene dhe mbetet e ftohte (pa emocion politik). Partia Socialiste i humbi zgjedhjet, kryesisht per shkak te carjes se te majtes. Edi Rama pasi shpalli armik politik Fatos Nanon (liderin historik te partise) dhe Ilir Meten (kryeministrin dhe drejtuesin e Partise Socialiste) dha mesazhin se donte te qeveriste i vetem. Kete gje shqiptaret nuk e pranuan, prandaj dhe Partia Socialiste u ndeshkua. Sigurisht ka edhe arsye te tjera, por ky ishte thelbi i humbjes se zgjedhjeve parlamentare. Sot kemi nje aleance Berisha-Meta, qe matematikisht eshte rreth 100 000 vota perpara Partise Socialiste dhe aleateve te saj. Ne keto kushte, me gjithe problemet qe mbart Rama dhe ekipi i tij "ndertimor", askush nuk e di se si do t'i hiqen keto 100 000 vota mazhorances dhe t'i kalojne opozites. Ka nje besim te paprovuar, madje "te verber" ne PS, se Ilir Meta eshte rrudhur, por eshte veshtiresish i besueshem, sepse ne zgjedhjet e fundit Meta luajti ne kushte tejet diskriminuese dhe si koalicion, mori rreth 80 000 vota. Kjo eshte situata qe me ben te mendoj se Partia Socialiste nuk mund te fitoje me asnje lloj zgjedhjesh, me kete menyre drejtimi.
Ju nuk shihni asnje shans, qe PS te fitoje ndonje beteje zgjedhore?
Perseri po i referohem analizes qe bera pak me pare. Shkaku i humbjes se zgjedhjeve ishte percarja, prandaj per pasoje mundesia e vetme e fitores se zgjedhjeve eshte bashkimi. Kur them bashkimi, kam parasysh bashkimi me Meten e Nanon dhe jo me Ngjelen dhe Ndoken.
Ju mendoni se eshte i mundur ky bashkim ne keto kushte?
Edhe njehere po them, se kjo eshte analize dhe si e tille nuk ka emocion. Personalisht mendoj se asgje s'eshte e pamundur, vecanerisht ne politike. Mendoj se i takon Rames, qe si fillim politikisht t'u kerkoje ndjese si Nanos ashtu dhe Metes. Ne vijim, ai ne emer te PS-se ( jo te ndertuesve) eshte plotesisht i legjitimuar t'i ftoje te dy zoterinjte, per te gjetur nje menyre bashkepunimi afatgjate, sigurisht pa prishur axhendat politike, qe secili ndjek perdite ne kohen qe po jetojme. Nano dhe Meta e kane vendin e tyre te natyrshem ne te majten shqiptare dhe jo ne koalicione te sforcuara politike, pikerisht per shkak te sjelljes se gabuar te Rames. Nga ana tjeter, edhe investimi politik i Rames tek e majta nuk mund te mohohet. Prandaj te tre personazhet duhet te gjejne nje formule konsensusi, jo thjesht per te fituar zgjedhjet, po per te krijuar balancen politike ne vend. Per shkak te sjelljes se gabuar te PS-se, humbja e balances politike pas humbjes se mundshme te zgjedhjeve te ardhshme eshte e pashmangshme, por atehere nuk rrezikohet thjesht Partia Socialiste por demokracia.
Bisedoi: Denis Dedej