Shamku: Berisha, "permbyt" ne fatkeqesi edhe familjet e mesuesve prej 4 muajsh
Deputetja e Partise Socialiste, Ledi Shamku, ne nje komunikim me median ne mesditen e se premtes ka rikujtuar rrogat e pa dhena te mesuesve me kontrate. Shamku i kujtoi Berishes, se ka "permbytur" ne fatkeqesi jo vetem familjet e shkodraneve por edhe te mesuesve me kontrate, te cilat kane kater muaj pa paga. "Ne keto momente, kur vendi ka rreshqitur ne nje situate para shteterore, ne keto caste kur Shqiperine tone e ka kapluar pasiguria dhe kur kryeministri Pinok, qe ka lene ne dore te Zotit dibranet e prekur nga termeti i vitit te kaluar dhe nderkohe u premton fatkeqeve rimbursim, deri ne qindarken e fundit, ky palo kryeminister, po mban peng djersen e shqiptareve. Ne xhepat e tij te erret, sot gjenden te kycura parate e nje pjese te rendesishme te administrates, ku si gjithnje, me te prekurit jane mesuesit", ka qene deklarata e deputetes socialiste, Ledi Shamku. Ajo ka nenvizuar se pas nje muaji, po denoncojne serish Sali Berishen, i cili vijon te mos u jape rrogat gjithe mesuesve me kontrate. Dhe nuk flitet ketu per gjysme, nje apo dy rroga, ne fakt tani po behen thuajse 4 muaj qe gjithe kjo shtrese mesuesish nuk merr rroge, pra i mohohet djersa dhe gjaku i tyre. "Ndersa Shqiperia po mbytet e permbytet nga papergjegjshmeria, buxheti yne i vobekte po shpelahet e perlahet nga babezia. Zoti kryeminister, jepu rrogat mesuesve, ose largohu! Kjo krize nuk mund te zgjase me", beri thirrje Shamku.