E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Doganes, pranga 2 strehuesve

Tirane- Policia e Tiranes ve ne pranga pas te dyshuarit per vrasje Ylli Biberi, edhe dy bashkepunetoret e tij qe e ndihmuan ne arratisje dhe fshehje. Gjate operacionit te koduar "Komani", zona ku dhe fshihej 27 vjecari i akuzuar per "vrasje ne rrethana te tjera cilesuese", agjentet ndaluan edhe Ernest Jahelezin, 22-vjec, banues ne Kamez e
Gezim Muldaka, 22-vjec, banues ne Lac, i proceduar me pare per krimin e vjedhjes. Burime zyrtare bene me dije se dy te rinjte bashkemoshatare, se bashku me Ylli Biberin fshiheshin ne te njejten banese dhe ndaj tyre eshte ngritur akuza e "perkrahjes se autorit te krimit". Te dyshuarit i jane nenshtruar hetimit dhe pyetjeve nga grupi hetimor, nderkohe qe Biberi akuzohet per vrasjen e nje personi dhe plagosjen e dy te tjereve ne nje perleshje masive te ndodhur te Dogana e Tiranes ne veren e vitit te kaluar. Shkak eshte bere ngacmimi i vajzes se nje prej viktimave, akt per te cilin akuzohej i dyshuari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›