Kuvendi miraton paketen e re fiskale
Me 71 votat e deputeteve te PD-se u miratua ndryshimi ne tatimin per te ardhurat duke i detyruar bizneset te kene nje standard te ri ne kontabilitet si dhe ben te zbritshme shpenzimet per sigurimet shendetesore te bizneseve. Dje u miratua edhe shtimi me 20 leke i akcizes se duhanit pas 1 janarit 2011 duke bere qe cdo
pakete cigare te kushtoje 20 leke me shume. Ne te njejten kohe Kuvendi miratoi dje edhe shtyrjen me 1 vit te perdorimit te letrave me vlere ne procesin e legalizimit duke bere qe ato te mund te perdoren deri ne fund te vitit 2011 kur pretendohet te perfundoje procesi i legalizimeve. Maxhoranca miratoi dje me 71 vota pro edhe vendosjen e TVSH-se ne masen 10 per qind per ilacet gje qe u kundershtua ashper nga opozita me argumentimin se do te rriten cmimet ndersa maxhoranca mbrojti vendimin e saj duke thene se do te normalizoje tregun e do te ule abuzimet ne kete treg. Dje ne Kuvend u miratua edhe heqja e barrierave doganore per disa mbetje por qe me ane te nje amendamenti keto mbetje nuk do te importohen ne Shqiperi. opozita kundershtoi ashper kete ligj duke thene se ne Shqiperi mund te kryhen importime te rrezikshme. Nje tjeter ligj i miratuar eshte edhe ai i vendosjes se provimit te shtetit per mesuesit e rinj.
Debati
Opozita pavaresisht se nuk mori pjese ne votim debatoi gjate me ministrat e kabinetit per keto ndryshime. Ne vecanti ish-ministri i Financave Arben Malaj deklaroi se ndryshimi i shpeshte i legjislacionit fiskal po corodit bizneset. Nga ky ndryshim mund te krijohet nje risk ne rritje per tu kuptuar dhe implementuar dhe me i lehte per te penalizuar biznesin. Biznesi po demtohet nga ndryshimi i shpeshte i legjislacionit. Sa do qe i ul taksat nese nuk i mbledh si duhet ato krijon nje barre per biznesin tha Malaj. Por ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh se ketu ndryshime ne ligj do te bejne te mundur mbrojtjen e sistemit financiar dhe bankave ne dhenien e kredive. Sipas tij edhe emigrantet do te perjashtohen nga taksat. Ligji propozon qe per kompanite shqiptare qe kane investuar jashte qe jane aksionere ne ekonomite rajonale dhe europiane qe bejne biznes sipas ligjeve te vendeve te tjera te mund te sjellin ne Shqiperi aksionet e tyre fitimet e tyre pa paguar taksa. Do te mund te riatdhesojne kapitalet pa taksa sepse i late taksat ne nivelin 25 . Mendoni se mund te behet dicka e tille qe dividentet perfitimet dhe aksionet e tyre te riatdhesohen me 25 Ka qene dhe 35 sepse ka qene tatim mbi fitimin. Tani e kemi perjashtuar. do shqiptar qe ka patur nje biznes jashte vendi qe po riatdhesohet te mos paguajne taksa per bizneset qe kane patur jashte vendit argumentoi Bode.
ERALD KAPRI