E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia mbron “Stuhinë”

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 17:30

Qeveria e Kroacisë ka përsëritur qëndrimin e saj se operacioni “Stuhia” ka qenë legjitim dhe i drejtë, duke reaguar ndaj kritikave të presidentit të Serbisë, Boris Tadic, i cili reagoi ndaj deklaratave të kryeministres kroate, Jadranka Kosor, e cila përshëndeti të akuzuarit e Hagës, Ante Gotovinën dhe Mladen Markacin.

“Sa i përket qëndrimeve të presidentit Boris Tadic, për kremtimin e Ditës së Fitores në Kroaci, zyra e kryeministres Jadranka Kosor sërish thekson se operacioni Stuhia ka qenë legjitim dhe i drejtë, me ndihmën e të cilit operacion është mposhtur politika agresore e Slobodan Miloshevicit”, theksohet në kumtesën e qeverisë kroate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›