Ende te bllokuara rruget kryesore ne veriun e Kosoves

Rruget kryesore ne veriun e Kosoves qe cojne ne vendkalimet kufitare me Serbine mbeten te bllokuara. Me gjithe paralajmerimet perfaqesuesit politike lokal te serbeve ne veri nuk kane arritur te merren vesh per zbatimin e marreveshjes se arritur te premten ndermjet KFOR-it qeverise se Kosoves dhe perfaqesuesve te qeverise se Serbise per tejkalimin e situates ne veriun e Kosoves.
Kjo marreveshje nenkuptonte ne radhe te pare largimin e bllokadave te vena dy jave me pare nga serbet ne veri ne kundershtim te synimeve te qeverise se Kosoves per venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare me Serbine ne veriun e banuar me shumice serbe.
Perfaqesuesit lokale te serbeve kishin paralajmeruar per sot ne mesdite nje takim per te vendosur lidhur me largimin e bllokadave.
Ky paralajmerim u be i ditur pas nje takimi qe te dielen eshte zhvilluar ne Beograd ndermjet presidentit te Serbise Boris Tadic dhe perfaqesuesve te serbeve ne veri te cilet thane se jane pajtuar per ruajtjen e qetesise dhe qendrueshmerise ne veriun e Kosoves ndersa i kane bere thirrje pranise nderkombetare qe te respektoje sic thuhet Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.
Por takimi i sotem u nderpre vetem pak caste pas fillimit meqe sic u tha nuk ka pasur kushte formale ligjore per mbajtjen e tij meqe ne takim nuk kane marre pjese perfaqesuesit e serbeve te Zubin Potokut nje nga komunat me shumice serbe ku veprojne pjesetare te Partise Demokratike serbe te Vojislav Koshtunices.
Para takimit ata kishin shperndare nje dokument me te cilin e vleresonin marreveshjen me KFOR-in si nje njohje te planit te Martti Ahtisaarit ne baze te te cilit eshte shpallur pavaresia e Kosoves.
Ministri serb per Kosoven Goran Bogdanovic ka theksuar se zhvillimet sotme dergojne nje mesazh te keq tek qytetaret e Kosoves.
Autoritetet e sigurise thane se gjendja ne veri eshte e qete ndersa ende nuk ka filluar zbatimi i marreveshjes per largimin e bllokadave duke u bere thirrje qytetareve serbe qe te respektojne marreveshjen. Thirrje te tilla jane bere edhe nga Bashkimi Evropian zyrtare te te cilit thane se eshte me rendesi qe Prishtina dhe Beogradi te bejne gjithcka qe te qetesohet situata e tensionuar dhe qe pos tjerash te largohen barrikadat nga veriu i Kosoves.
Qetesia u rivendos ne veri me nje marreveshje mirekuptimi te arritur nga KFOR-i me perfaqesuesit e qeverise se Kosoves dhe ata te Serbise. Sipas kesaj marreveshjeje qe nuk eshte nenshkruar nga askush vendkalimet kufitare me Serbine ne veriun e Kosoves do te mbeten nen kontrollin e KFPOR-it deri ne shtator kur pritet rifillimi i bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.
Shefi i delegacionit te Serbise ne bisedimet me Kosoves Borisllav Stefanovic u ka thene medieve serbe se bisedimet do te vazhdojne me 5 shtator ne Bruksel ndersa deri atehere pret zgjidhjen e problemit te vulave doganore qe sipas tij do te ule tensionet ne veri te Kosoves. Mosnjohja e vulave doganore te Kosoves nga ana e Serbise coi ne nderprerjen e bisedimeve ne mesin e muajit korrik.
Disa dite me pas Kosova vendosi qe te ndaloje importet tregtare nga Serbia duke ju kundervene nje mase qe Serbia e kishte vendosur kundruall Kosoves ne vjeshten e vitit 2008. Me 25 korrik qeveria e Kosoves filloi nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe ne funksion te zbatimit te vendimit per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves.
Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri. Dhuna beri qe kontrollin ne vendkalimet kufitare ne veri ta marrin persiper forcat e NATO-s te cilat i shpallen ato vendkalime si zona te kufizuara ushtarake.