Dhoma e Tregtisë-Akademia e Shkencave, memorandum për shkollimin e biznesit
Një tjetër pikë për të cilën palët kanë rënë dakord ka qenë edhe ajo e realizimit të studimeve të shkencore që do të jenë në interes të biznesit shqiptar në kuadër të zhvillimeve aktuale të ekonomisë shqiptare. Pak ditë më parë kreu i Dhomës së Tregtisë ftoi sipërmarrësit gjermanë e shohin Shqipërinë në një dritë tjetër. Të paktën kjo u konstatua në takimet e fundit që një grup i madh biznesi shqiptar drejtuar nga kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka pati në Berlin me sipërmarrës gjermanë dhe drejtues të shoqatave të biznesit të këtij vendi. Në forumin e biznesit Gjermani-Shqipëri, organizuar nga shoqata ekonomike Gjermani-Shqipëri dhe Commerzbank. Kryetari i Dhomës së Tiranës në fjalën e tij bëri një ftesë të sinqertë për të investuar në vendin tonë, duke vlerësuar dy shtylla kryesore, mundësitë e mira për të eksploruar në shumë fusha si dhe burimet njerëzore qe vendi ynë ka. Burimet njerëzore në vendin tonë janë të shumta me një moshë të re tashmë të kualifikuar në sektorë specifik, duke qenë kësisoj më pranë teknologjisë së lartë të zhvillimit mbarë botëror. Po kështu për vetë natyrën e vendit tonë fuqia jonë punëtore mbetet ende e lirë, duke qenë për ju një mundësi më shumë të keni njerëz të kualifikuar dhe më një kosto më të ulët se në vendin ku ju punoni, u shpreh Jaka në fjalën e tij duke cilësuar se do të ftoja me forcë investitorët gjermanë të guxojnë dhe të orientohen me kurajo drejt tregut shqiptar i cili ofron mundësi të mëdha që burojnë nga resurset e pashtershme të një vendi mesdhetar me një pozitë tepër të favorshme gjeopolitike.
Last Updated on E Hene, 19 Prill 2010 18:32