PS, Ilir Beqja: Në dhjetor të vitit 2009 papunësia arriti në 13.75 %
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, tha sot se në dhjetor të vitit 2009 papunësia arriti në 13.75 % duke përkeqësuar me 1 pikë vetëm në tremujorin e fundit. Përmes një deklarate për shtyp, zyrtari socialist tha se mrekullia ekonomike e trumbetuar nga kryeministri nuk ka sjellë asnjë përmirësim në zvogëlimin e papunësisë, plagës më të madhe të 20 viteve të fundit. “Vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2009, forcat e punës në Shqipëri janë pakësuar me 71 mijë vetë. Sot, mund të provohet se deklarimet për hapje të 80 mijë vende të punës, ishin thjesht dhe vetëm një mashtrim në funksion të deformimit të rezultatit elektoral”, tha Beqja.